Përfshirja e një femre në grabitjen e Rinasit ka qenë një lajm mjaft tërheqës për mediat dhe portalet online. Mesditën e së mërkurës në të gjitha mediat u shfaq fotoja e një vajze që ishte siguruar nga burime të policisë me identitetin E.Bici.
Por një ditë më pas duket se fotoja i përket një tjetër personi që thotë se nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas një kronike të transmetuar në Klan Plus fotoja i përket Elona Bicit me origjinë nga Elbasani e cila jeton prej kohësh në Gjerman.
Ajo thotë se nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas të njëjtave burime në kërkim është Edlira Bici, nga një qytet në veri të vendit. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?time_continue=47&v=ulAtwoA7KUI