Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që është duke e ndjekur seancën e sotme parlamentare thotë se maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit.
1. Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.
2. Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.
3. Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
4. Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.
5. Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon kuvendit.
6. Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.
7. Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë 3 muaj.
8. Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.
9. Në sesionin e ri parlamentar në kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit Hetimor.
10. Kuvendi me pas bazuar në këtë raport vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.
11. Votimi i parlamentit shkon për tu certifikuar nga Gjykata Kushtetuese.