Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kampionët e botës të futbollit për femra.
Amerikanet mundën me rezultatin 2-0 Holandën në ndeshjen finale që u zhvillua në Lion.
Ishte 34-vjeçarja Rapinoe që zhbllokoi finalen, ku përveç se i dha epërsi ekipit të saj, u kthye edhe në futbolisten më të vjetër që ka shënuar në një finale të botërorit.
Lavelle vulosi rezultatin në 2-0 duke vazhduar minutat e mbetura të lojës të sigurt drejt fitores, përballë një Holande me shumë gabime.