Kuvendi konstatoi dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi i cili para deputetëve mbajti edhe fjalimin e fundit dhe më pas lëshoi sallën. Ai në arsyetimin e tij akuzoi rënd koalicionin LSDM-BDI dhe liderët e dy partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.
Sipas Memedit Zaevi sillet në mënyrë të padrejtë ndaj partnerëve shqiptar, ndërsa nga Ahmeti është ndjerë i tradhëtuar. Kryetari i RDK-së akuzoi Qeverinë se përdor metoda “UDB-ashe” duke bërë presione mbi ministrin Suhejl Fazliu përmes policisë financiare dhe organeve tjera.
Pas fjalimit ish deputeti Vesel Memedi u përshëndet vetëm me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe disa deputetë të opozitës maqedonase. /SHENJA/