Pushteti dhe opozita përpiqen të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjin për regjistrimin e popullsisë. Pas një takimi më shumë se dy orë, mes deputetit të VMRO-DPMNE-s, Ilija Dimovski me ministrin e shoqërisë informatike Damjan Mançevski dhe drejtorin e Entit shtetëror për statistika Apostol Simovski, përfaqësuesit e pushtetit thonë se janë të gatshëm të ndërhyjnë në propozim ligj, me qëllim që ai të miratohet deri në fillim të shtatorit. Drejtori Simovski tha se një pjesë të vërejtjeve të VMRO-DPMNE-së mund të përfshihen në ligj, ndërsa për pjesën tjetër do të takohen sërish pas dhjetë ditëve.
Jemi të gatshëm që të vendosim një pjesë të metodologjisë në ligj, si është kategoria e popullsisë rezidente apo të popullsisë së përgjithshme, kategori të cilën të gjithë e interpretojnë në mënyra të ndryshme, t’i vendosim në ligj dokumentet me të cilat do të mblidhen të dhëna, si dhe disa elemente tjera që do ti definojmë të gjitha termat që janë përfshirë në këtë ligj- deklaroi Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistike.
Nga VMRO-ja thonë se mund të lëshojnë pe nga qëndrimi i tyre që regjistrimi të realizohet në vitin 2021 por kjo do të varet nga siç thonë cilësia e ligjit dhe pranimi i kërkesave të tyre.
Vlerësojmë se më mirë është që regjistrimin ta kemi të përgatitur dhe ai të realizohet në vitin 2021, por nëse sigurojmë garanci në bazë të teksteve ligjore dhe nga institucionet që duhet ta zbatojnë regjistrimin, por gjithsesi zbatuesi nuk mund të jetë vetëm drejtori por edhe institucione të tjera që do të kenë element të pavarshmërisë në vete. Jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për opsionin që regjistrimi të mbahet në vitin 2020 por gjithçka varet se çfarë ligji dhe çfarë koncepti do të ofrohet- tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE.
https://www.youtube.com/watch?v=5a8VrU1p5MQ
Nga LSDM i bënë thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos vazhdojë bllokimin e procesit të regjistrimit, pasi sipas pushtetit regjistrimi nuk është proces politik por statistikor.
Pse mendoj se të gjitha këto procedura nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk janë asgjë tjetër përveç dyftyrësisë dhe përpjekjes për të futur kalkulime politike në realizimin e operacionit statistikor siç është regjistrimi e them këtë se që në dhjetor të vitit të kaluar u publikua në “ENER” ligji për regjistrimin e popullsisë. Në atë periudhë deri VMRO-DPMNE nuk kishte asnjë vërejtje, tani kur hyri në procedurë të Kuvendit menjëherë u paraqitën paqartësi dhe dilema- pohoi Kostandin Kostadinov, LSDM.
Përveç atre që u thanë më lartë, deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE tha se do të propozojnë që të formohen grupe kolektive të mbështetura nga Kuvendi me shumicë maksimale të mundshme. Po ashtu që regjistrimi i popullsisë të bëhet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën e personit që do regjistrohet. Takimi i radhës mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës do të jetë pas 10 ditësh me konkluzione dhe në bazë të atyre opozita do të vendos nëse do të mbështesë propozimin ligjin për regjistrimin e popullsisë.