Fondacioni Elephant Save këmbëngul në marrjen e masave për mbrojtjen e kafshëve pasi elefanti Tikir, i detyruar për të marshuar nëpër rrugët e qytetit Kandy (Sri Lanka) gjatë festivalit budist Esala Perahera , u shemb nga lodhja.
“Ne nuk mund tw heshtim pwr kwtw çwshtje..Është koha të ngrihemi dhe të ndërmarrim masa për të mbrojtur ata që ende vuajnë dhe janë duke pritur për zërin tonë, “tha kjo organizatë.
Më 13 gusht, fondacion publikoi imazhet e trupit të zbukuruar të Tikirit , i cili zakonisht fshihet nga një maskim kur detyrohet të marrë pjesë në ngjarje festive.
Save Elephant sqaroi se Tikiri është një nga 60 elefantët që janë të detyruar të marrin pjesë këtë vit në Esala Perahera , një nga festivalet më të vjetra budiste ku festohet për të adhuruar reliket kryesore të ishullit, Dhëmbi i Budës.
La Fundación Save Elephant publicó imágenes de una elefanta desnutrida a la q obligan a marchar por las calles de Kandy,Sri Lanka durante el festival Esala Perahera, uno d los eventos budistas + antiguos q se celebra para rendir culto a la principal reliquia, el Diente de Buda. pic.twitter.com/oamXpc2O0x
— T ∃ S L A (@Discloser1) August 16, 2019
Ky elefant 70-vjeçar duhet të ecë disa kilometra i rrethuar nga “zhurma, fishekzjarret dhe tymi” për 10 net rresht në mënyrë që pjesëmarrësit e ngjarjes të ndjehen “të bekuar”./TetovaNews