Një vajzë e re vetëm 26 vjeç gjeti vd^ekjen në një plazh në Itali, ndërsa mundi të shpëtojë e bija. Nëna e re mbytet, ndërsa vajza e saj e vogël u dërgua në spital në Metaponto. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, pranë Lido Nettuno të Metaponto (Matera), një nga vendpushimet bregdetare në Basilicata.
Një grua e re me origjinë shqiptare 26 vjeçare, e cila kishte shkuar në Basilicata për pushime, u mbyt ndërsa po lahej me vajzën e saj gjashtë vjeçare. Përpjekjet për ndihmë, kryesisht rojet e shpëtimit që e vunë re se dy vajzat ishin në vështirësi, edhe pse në kohë, ishin të kota.
S’kishte çfarë të bënte as urgjenca e cila mbërriti e telefonuar nga dëshmitarët. Dinamika e ngjarjës nuk është e qartë, por do të kryhet një au^topsi në tr^upin e gruas për të sqaruar shkaqet e vde^kjes. Emri i saj nuk është bërë i ditur.