Ditë më parë u raportua se autoritetet serbe në Merdare kishin ndaluar një vozitës kosovarë i cili në bagazh kishte fshehur një vajzë të moshës 9 vjeçare.
Vajza ishte fshehur në gomën rezervë, siç shihet në foto. Mediat serbe raportohej se vetura ku po fshihej 9 vjeçarja ishte me targa të Gjermanisë.
Vetura po drejtohej nga një burrë 42 vjeçar që po shoqërohej nga djali i tij 17 vjeç.
Gjatë inspektimit të rregullt, ata thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar, por oficerët doganorë gjetën një vajzë nëntë vjeçare shqiptare të fshehur te vendi për gomën rezervë. Më pas policia gjeti në veturë dokumentet e vajzës, e cila është nga Podujeva.
hoferi i veturës i ka thënë autoriteteve serbe se fëmija ishte i motrës së tij, e cila jeton në Gjermani, dhe ajo derisa po luante aksidentalisht ishte fshehur në bagazh. Vajza sipas autoriteteve serbe është marr nga punëtorët e Qendrës për Punë Sociale në Prokuplje.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
9 vjeçare ishte nisur në Gjermani për t’u bashkuar me nënë e saj. Vajza kishte katër vite që po tentonte të siguronte dokumentet por të gjitha tentimet kishin dështuar.