Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me Anglinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Në “St Mary’s Stadium”, në ndeshjen e vlefshme për grupin A, Kosova është mysafire e Anglisë, shkruan Zëri.info.
Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 20:45, derisa rreth katër mijë tifozë shqiptarë priten të jenë në stadiumin e Southamptonit.
Fat Kosovës në ndeshjen e sotme i ka uruar edhe këngëtarja nga Kosova me famë botërore Rita Ora.
Në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, Rita ka shpërndarë foton me ushtarët britanikë në Prishtinë, fotografi e cila po qarkullon me të madhe së fundmi në internet.