Ballina Shëndeti Recetat e mjekësisë popullore për të luftuar sëmundjet e aparatit tretës, stomakut...

Recetat e mjekësisë popullore për të luftuar sëmundjet e aparatit tretës, stomakut dhe zorrëve

Njeriu është në kërkim të vazhdueshëm në çdo kohë me anë të shkencës dhe mjekësisë për të bërë të mundur evitimin apo kur është e mundur edhe shërimin e plotë të një numri të madh sëmundjesh në trupin tonë, duke bërë të mundur një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Sëmundjet e aparatit tretës shpesh si shkak kryesor kanë një regjim ushqimor dhe një ushqim të papërshtatshëm. Por jo vetëm kaq. Mjaft prej tyre mund të arrinin të parandaloheshin falë një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ndërkohë, shkenca ka arritur, falë studimeve të ndryshme, që të tregojë se mjekimi nëpërmjet ushqyerjes së përshtatshme (terapia mjekësore popullore) përmirëson cilësinë e jetës dhe kursen shpenzime për kujdesin mjekësor. Por çfarë është një ushqyerje e përshtatshme dhe e ekuilibruar? Të gjithë kemi preferencat tona për frutën më të shijshme. Kjo edhe pa e ditur se brenda një kokrre lajthie apo ulliri, gjenden vitamina të shumta, që ndihmojnë organizmin të punojë në mënyrë të shëndetshme. Pa e ditur se me lëngun e degëve të dardhës, mund të ulim temperaturën që i ka kaluar të 40 gradët, edhe pse kemi pirë antibiotikë pa fund. Madje ka fruta të cilat rekomandohen nga Mjekësia Popullore edhe për kurimin e sëmundjeve më të rënda. Ajo që është më e rëndësishme, mbi të cilën bien dakord, si Mjekësia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditëve të sotme, lidhet me faktin se në tryezën tonë nuk duhet të mungojnë në asnjë vakt frutat. Larmia e tyre duhet të jetë e madhe, kjo edhe për faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithçka, duke i shndërruar ato në vitaminat dhe karbohidratet bazë për mirëfunksionimin e të gjitha organeve. Ne kete suplement keni këshillat më të fundit që japin mjekët, që nëse çdokush do t’i zbatojë nuk do të jetë i rrezikuar nga sëmundjet e stomakut dhe aparatin tretës, punën e zorrëve.

Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Studimet e bëra kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, të efektshme kundër sëmundjeve të stomakut, aparatit tretës, zorrëve e shumë të tjera. Ndërsa më poshtë, radhiten disa këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë punën e zorrëve dhe aparatit tretës. Këto e shumë të tjera në një suplement prej pesë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Bananet ulin aciditetin e stomakut. Lakra turshi parandalon ulcerën. Hudhrën parandalon shfaqjen e ulcerës në stomak. Cilat janë vetitë kuruese të mjaltit, mollës dhe bimëve kurative. Si ndikon mënyra e të ushqyerit në shfaqjen e sëmundjeve të stomakut. Si të shmangni sëmundjet e zorrëve? Këshillat më të fundit që japin mjekët për të shmangur sëmundjet e stomakut, aparatit tretës dhe zorrëve. Kurat popullore për sëmundjet e zorrëve. Këto dhe shumë këshilla e rekomandime të tjera të mjekëve, në suplementin e sotëm. Kështu, në numrin e së shtunës ju do të keni mundësi të lexoni gjithçka për mënyrën se si duhet të ushqeheni në shekullin e XXI për të mbajtur larg sëmundjet e stomakut.

Kurat popullore për sëmundjet e zorrëve

Si pasojë e ndryshimeve lokale në mbulesën e mukozave dhe neuroreflektore (me anën e nervave) dhe humorale (me anën e substancave që gjenden në gjak), shkaktohen sëmundjet e zorrës, që prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe atë lëvizës të këtij organi. Ndryshimet kryesore që vihen re në këtë trakt mund të përmblidhen si: në pakësimin ose shtimin e sekretimit të gjëndrave të zorrës, që ndikon në procesin e tretjes dhe të thithjes së substancave të ndryshme nga zorrët; në pakësimin ose shtimin e lëvizjes (peristaltikës) së zorrës si pasojë e ndryshimeve nervore ose muskulore në to; në çrregullimet nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë këto gjendje patologjike: tretje të ushqimit me vështirësi të shoqëruara me grumbullimin gazesh, meteorizëm; acarim, katar të mbulesës mukozë të zorrës të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku, diarre, kapsllëk (konstipacion) të shoqëruar me dhembje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, zhvillim të parazitëve dhe të mikrobeve, të cilat dëmtojnë mukozën, helmojnë organizmin me produktet e tyre jetësore ose shkaktojnë mahisjen (inflamacionin) e mbulesës mukoze, që shoqërohet me dhembje, heqje barku ose kapsllëk.
Mahisja ose pezmatimi i zorrës së hollë (enteriti)

Mund të shkaktohet menjëherë ose pas një kohe të gjatë nga agjentë të ndryshëm patologjikë. Ajo shoqërohet me dhembje, heqje barku, fryrje të zorrëve nga gazrat dhe çrregullime të tjera. Në këto raste është e domosdoshme dieta dhe përdorimi i barnave që pastrojnë zorrën, sepse ato ndihmojnë në shpejtimin e shërimit. Në mjekimin e mahisjes së zorrës së hollë ndihmojnë bimët që përmbajnë mucilagje e pektina, si mollët e grimcuara hollë dhe çajrat e ngrohta në vend të ujit, që përgatiten me tërshërë, oriz, karotë, salep, elb, etj. Por bimët, nga të cilat fitohen çajrat kundër enteritetit, duhet të përmbajnë para së gjithash, taninë, të cilat me efektin e tyre rrudhës lidhen me shtresën proteinike të mukozës duke formuar një cipë mbrojtëse. Ato jo vetëm që mbrojnë zorrën, por edhe ulin pezmatimin, duke ngushtuar enët e gjakut. Gjithashtu, shfrytëzohen edhe bimët me vajra të etershme e me substanca azulenike që kanë veti të efektshme kundër pezmatimit (antiinflamator). Në mjekësinë popullore dhe shkencore takojmë një radhë bimësh, të kombinuara ndërmjet tyre ose jo, për mjekimin e enteritetit, si: ftoi, mushmolla, thana, kulumbria, gështenja, boronica, arra, bar pezmin njëmijë fletësh (bishtamithi), trëndafili i egër, hudhra, luleshtrydhja, bargjaku, manaferra, mendra, trumza, sherbela, shega, vidhi, tërfili i livadheve, etj.

Mahisja e zorrës së trashë (koliti)

Mahisja e mukozës së trashë mund të shkaktohet gjithashtu menjëherë ose pas një kohe të gjatë. Ajo mund të shoqërohet me heqje barku, diarre, e cila shpesh kthehet në kapsllëk. Diarreja shpesh është me shkumë, e cila në raste më të theksuara, del e përzier me gjak me pjesë të patretshme ushqimi dhe me copëza nga mukoza e zorrës. Ndryshe nga koliti i menjëhershëm akut, forma e zgjatur kronike është proces që mjekohet me vështirësi dhe ngadalë. Dieta edhe në këtë sëmundje ka rëndësi të veçantë dhe si rregull, duhet përdorur ushqimi i lehtë që asimilohet shpejt dhe që nuk formon shumë celulozë. Mjekimi i kolitit bëhet, në radhë të parë, me bimë mjekësorë që përmbajnë taninë me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bimë me esenca që kanë veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina. Çajrat që përdoren për mjekimin e kolitit duhet të merren për një kohë të gjatë, për një efekt më të mirë. Një lloj çaji duhet të zëvendësohet herë pas here me një lloj tjetër. Çaji mund të përzihet me lëngje frutash për të rregulluar shijen e tij. Për mjekimin e kolitit ka dhënë rezultate të mira kura me bar majasëlli (Teucrium polium), e cila vazhdon 20 ose 30 ditë. Bari i majasëllit jep gjumë.

Heqja e barkut (diarreja)

Diarreja është dukuri që sjell shumë sëmundje akute apo kronike, prandaj suksesi i mjekimit të saj lidhet ngushtë me mënjanimin e shkaktarit. Nganjëherë diarreja kalon shpejt dhe lehtë, duke respektuar regjimin e dietës dhe përdorimin e kurës përkatëse. Vëmendja e veçantë i duhet kushtuar diarresë dhe barkut të fëmijëve të moshës së gjirit gjatë verës, të cilët disa herë janë vdekjeprurës për ta. Marrja e lëngjeve duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme mjekimi, veçanërisht në formën e çajrave bimorë që përmbajnë, për shembull: mendër, kamomil, çaj kinez, mollë, etj; dhe shumë bimë të tjera që përmbajnë taninë, mucilagje e pektina, ndërmjet të cilave vendin e parë e zënë sythat (majat e kërcejve) dhe gjethet e manaferrës, boronica, hithra, lulebasani, bargjaku, rigoni, hudhra, thana, sherbela, bar pezmi, bishtamithi, kulumbria, vidhi, shega, etj. Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bime mjekësorë përdoren edhe për shërimin e sëmundjeve të barkut. Mjekët rekomandojnë që në dietën e përditshme të mos mungojnë asnjëherë ushqimet e pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta, etj.

Kapsllëku (konstipacioni)

Edhe kjo dukuri është pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm në organizëm. Kapsllëku vjen si pasojë jo vetëm e sëmundjeve të zorrës së trashë, por edhe e organeve të veçanta dhe të organeve në tërësi. Shpesh ai shkakton lindjen e migrenës dhe të dhembjeve të kokës, dobësi të përgjithshme, shqetësime dhe vështirësi e dhembje në bark, etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marrë ushqim të pasur me celulozë (barishte) dhe duke bërë lëvizje, gjimnastikë, ecje të gjata dhe shëtitje në ajër të pastër është faktor që parandalon lindjen e kapsllëkut. Për të luftuar kapsllëkun mund të përdoren bimë të ndryshime që përmbajnë glukozite antrakinonike, siç janë drunakuqi, pastaj bimë me mucilagje si mëllaga, liri, kulumbria, etj; të cilat jepen të vetme ose të kombinuara në formë çaji. Kundër kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të shtrydhur, lakër turshi, etj. Në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.

Kundër kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të shtrydhur, lakër turshi, etj. Në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.

Sëmundjet kronike

Të gjitha sëmundjet kronike dhe vdekjeprurëse që mund të të kapin në çdo pjesë të trupit, duke gjetur pikat më të dobëta e delikate sigurojnë fitoren në qoftë se nuk merr masat paraprake e parandaluese, për ta larguar atë sa më tutje të jetë e mundur. “Dielli i sistemit tonë të aparatit të tretjes është mëlçia. Mëlçia është gjëndra më e madhe e njeriut, me një peshë mesatare prej afro 1.5 kilogramë e cila punon me durim dhe me ngulm. Ajo dezintoksikon (heq e lufton vreret, helmet që ne marrim nga ushqimet dhe nga pijet). Mëlçia ka gjithashtu një aftësi tepër të veçantë që të vetërigjenerohet nëse ajo bën “një pushim”. Mos merrni 2 muaj lëndë (substanca) helmuese dhe mëlçia juaj do të jetë krejt e re.

Shkaqet e sëmundjeve të zorrëve dhe trajtimet bimore
Fryrja, kapsllëku dhe dhimbja e barkut janë çrregullime gjithmonë e më të shpeshta, që shpesh shfaqen në mënyrë të alternuar dhe kapriçoze. Por cilat janë shkaqet dhe trajtimin e këtyre problemeve me produkte bimore parafarmaceutike. Shkaqet janë të shumëfishta dhe të shumta, por me marrjen e rregullt të fibrave prebiotike dhe lëngjeve të frutave të veçanta, mes të cilave edhe kivi arrihen rezultate mjaft pozitive. Shkaqet më të shpeshta të problemeve të zorrës si: fryrja e barkut, kapsllëku, diarreja, dhimbja e barkut kur janë përjashtuar sëmundje të organeve janë zakonet e këqija të të ushqyerit, dieta hipokalorike dhe me pak skorie, marrja e pakët e lëngjeve, stresi, koliti nga sindroma e zorrës së irrituar dhe aktiviteti i pakët fizik. Shpesh emëruesi i përbashkët i këtyre çrregullimeve është disbioza që do të thotë çrregullim i florës mikrobike të zorrës. Mirëqenia e zorrës varet drejtpërdrejtë nga flora bakteriale e zorrës, e cila nga ana e saj, për të qëndruar aktive dhe e gjallë ka nevojë për fibrat prebiotike.

Seleni për zorrë të shëndetshme

Lëndët shtesë të cilat kanë selen në përbërje pengojnë krijimin e polipeve (krijimeve adenomatoze) në zorrën e trashë, bëjnë të ditur shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për Hulumtime në Genoa të Italisë. Në një studim të fundit kanë marrë pjesë më shumë se 400 persona të eksperimentuar, të cilët tashmë kishin pasur largim të polipit të zorrës. Atyre më pas u është dhënë sasi shtesë ditore e ushqimit të pasur me selen (200 mcg), zink (30 mg) dhe vitaminat A (6000 IU), C (180 mg) dhe E (30 mg). Rezultatet kanë treguar se ndryshe nga grupi që ka marrë placebo (substancë pa efekt), në 40% të pacientëve që kanë konsumuar selen numri i personave të cilët përsëri kanë fituar polip të zorrës ka qenë më i ulët. Polipet e zorrëve (formacione adenomatoze) janë krijime me potencial kancerogjen, madje 70-80% e karcinomave kolorektale rrjedhin pikërisht nga adenomat, prandaj edhe është e rëndësishme që ata të parandalohen.

Fibrat

Fibrat prebiotike treten nga kafshët barngrënëse por jo nga njeriu, sepse njeriut i mungojnë enzimat në gjendje për t i tretur. Ato nuk përdoren nga njeriu dhe vlera e tyre kalorike është zero, por janë të domosdoshme për mbijetesën e florës bakteriale, e cila përmban enzimat e nevojshme për t i tretur. Bakteret asimilojnë fibrat dhe kjo sjell rritje të biomasës njëkohësisht dhe rritje të prodhimit të metaboliteve të rëndësishme, ku mund të përmendim acetatin, propionatin, butiratin. Këto të fundit, përveçse përbëjnë një burim energjie për epitelin e zorrës janë dhe shumë të nevojshëm, sepse ndihmojnë metabolizmin e yndyrnave, karbohidrateve duke kontrolluar gliceminë si dhe duke ulur përqendrimin e acideve yndyrore të lira dhe kolesterolit. Përveç kësaj janë edhe burim studimi në lidhje me efektin e tyre potencial në qetësimin e gjendjeve inflamatore të zorrës si dhe në parandalimin e kancerit. Në sindromën e zorrës së irrituar, diarreja vjen si rezultat i rritjes së peristaltikës së zorrës, që shpesh varet nga një rritje jo normale e florës patogjene (bakteret dëmtuese). Fibrat prebiotike me efekt të dyfishtë realizojnë rivendosjen e florës normale bakteriale dhe në këtë mënyrë ato ndërhyjnë drejtpërdrejtë mbi funksionin e zorrës.

Vitaminat

Për një mirëqenie totale dhe të përhershme është e domosdoshme të shoqërohet marrja e prebiotikëve me marrjen e komplekseve të vitaminave B. Ky kombinim është ideal për të rriturit. Tek fëmijët, përveç të tjerave duhet shtuar vitamina C. Ato janë shumë ideale, sepse ndihmojnë në rritjen e imunitetit, në mbrojtjen nga infeksionet, nga parazitët, në mbajtjen e zorrës të shëndoshë, në përmirësimin e tretjes dhe në rregullimin e zakonit të jashtëqitjes. Kurse personat, të cilët kanë çrregullime dhe intolerancë ndaj ushqimit dhe përbërësve të veçantë kanë nevojë për një suport në prebiotikë, fibra, vitaminat B9, B12 dhe E. Kjo ndihmon në rritjen e tolerancës dhe zhdukjen e ankesave tek këta persona. Tek personat, të cilët kanë probleme me zakonin e jashtëqitjes kur udhëtojnë dhe preken nga diarreja e udhëtarit kombinohen me xhinxher dhe vitaminat B1, B6.

Dieta

Kombinimi është ideal për të mbajtur përherë në formë veten dhe organizmin si dhe që të jeni gjithmonë të shëndetshëm pavarësisht nga vendi ku ndodheni dhe ushqimi që përdorni. Çrregullimet e florës bakteriale japin ndikime jo vetëm në zorrë por edhe në organet fqinj me të. Një problem i cili është shumë i shpeshtë dhe prezent në shumë persona është dhe infeksioni urinar, ku përgjegjës janë bakteret patogjene, të cilat ndodhen në zonën e perineumit(përfshin komplet zonën nga anusi deri në pubis). Këto baktere në rastet e dismikrobizmave jo vetëm që rriten në numër por rrisin edhe shanset për të dhënë infeksione. Në këtë rast për një mirëqenie dhe kurim të plotë shtohen vitamina C dhe boronica. Të gjitha këto kombinime mund t i gjeni në treg nën emrin ferzym.

Molla

Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumatizmës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.

SHEGA

Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

KURON:
1- Sëmundjet e stomakut
2- Sëmundjet e zorrëve

3- Dhimbjet e barkut
4- Hemorroidet
5- Ënjtjen e bajameve

6- Acarimin e mishrave të dhëmbëve

Si përgatitet çaji:

Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.

MANAFERRA
Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës.

Kuron

1- Ul temperaturën
2- Ataket kardiake

3- Diabetin
4- Astmën
5- Tretjen e ushqimeve

Si përgatitet çaji:

Merren 6-10 gramë gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegie në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpëlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në fyt, në mishrat e dhëmbëve. Për diabetin merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një litër ujë. Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr tri herë në ditë nga një filxhan para buke. Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë: merren 150-200 gramë fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj.

HUDHRA
Përmban kripëra të kalciumit sulfurit dhe hekurit. Është efikase kundër baktereve dhe viruseve, sidomos ndaj tifos së zorrëve, difterisë, kolerës, influencës dhe kërpudhave. Lëngu i hudhrës është mjet shumë i shkëlqyer dezinfektues të apceset, plagët dhe djegiet e lëkurës si dhe shpejton rritjen e qimeve të flokëve. Është shumë interesante dhe hudhra ruan vetitë e saja edhe pas zierjes.

KARROTA
Është perime i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gramë është ilaç efikas të reuma dhe gihiti (sasi e rritur e thartirës urike në gjak). Nëse vuani nga anemitë (pagjaksia) karota në periudhë rekord e rregullon ngjyrën e gjakut. Rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëherit rrit peristaltikën e zorrëve, por njëherit është efikas të diarreja (shkuarja e barkut). Shërbehemi me karotë nëse vuani nga sëmundjet e fshikës biliare, tëmthit dhe mëlçisë, ngasë rregullon tajitën e tëmthit.

Yndyrat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshku, arrat, kanë yndyra të tretshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.

Trumëza ndihmon organet e tretjes
Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

Kamomili multifunksional për shëndetin
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

Mendra qetëson muskujt gjatë tretjes
Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

Fiku i dobishëm për aparatin tretës
Të gjithë të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

Qitro ndihmon në tretjen e ushqimit
Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.

Pankreasi
Pankreasi është një gjëndër në bark që lëshon një lëng tretës
(lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore, përmes një ose më shumë tubëzave. Pankreasi prodhon edhe disa hormone të rëndësishme, duke përfshirë edhe insulinën. Pankreasi është një organ në formë pyke, me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm, shpesh 1.5-2cm dhe 65-80 gramë i rëndë (tek gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Ai gjendet pas shtyllës kurrizore. Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është i lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Sëmundjet më të shpeshta janë: Ndezje (pankreasi i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik)

Këshilla
1-Përdorimi i alkoolit është një ndër faktorët kryesorë për dëmtimin e pankreasit.

2-Mbipesha shkakton gjithmonë çrregullime në organizëm dhe dëmtime të pankreasit.

3- Daunil (i njohur në Shqipëri) është ilaçi që stimulon pankreasin, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak.

4-Prej dëmtimit të pankreasit shkaktohen ndezje (pankreatit i thjesht, nekrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth etj.

Cilat janë simptomat?

Fëmijët zakonisht përshkruajnë një dhimbje të madhe në qendër të barkut që herë vjen dhe herë ikën. Më vonë dhimbja zhvendosët në krahun e djathtë poshtë të barkut dhe keqësohet. Të sëmurët kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin por këto vjellje nuk janë të mëdhaja. Mund të jenë të zënë kaps ose mund të kenë diarre. Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë dhe mund të ketë një gjuhë të thatë, një fytyrë të këputur, rri shtrirë pa lëvizur dhe merr frymë jo plotësisht për shkak të dhimbjes. Ndonjëherë simptomat nuk janë të rregullta dhe sa herë që ka dhimbje të forta në bark duhet konsideruar mundësia e apandesitit – kontaktoni mjekun menjëherë. Diagnoza fillestarë mund të gabohet lehtë dhe gjysma e atyre personave që janë operuar nuk kanë patur apandesit. Mund të ngatërrohet me helmin nga ushqimi, enjtja e gjëndrave të limfës në bark dhe infeksionet e rrugëve urinare.

Sëmundjet e zorrëve dhe depresioni

Ekspertët kanadezë njoftojnë se sëmundjet inflamatore të zorrëve janë të lidhura me depresionin. Shpeshtësia e depresionit dhe disa formave të çrregullimeve anksioze, është e lartë te individët të cilët kanë ndonjë sëmundje inflamatore të zorrëve, siç është sëmundja Chrone ose koliti ulceroz. Shkencëtarët nga Universiteti i Manitobas pohojnë se është i shpeshtë depresioni dhe çrregullimet e disponimi te sëmundjet inflamatore të zorrëve. Sipas tyre, është e rëndësishme që kjo gjendje të përshkruhet te të gjithë pacientët, ngjashëm sikurse artriti ose ekzantema e lëkurës, pasi që disponimi i keq ndikon negativisht në kualitetin e jetës, ngjashëm sikurse ndonjë sëmundje.

Sëmundja e zorrës së hollë

Mjekët zakonisht rekomandojnë që ushqimi me bazë drithërash shumë fëmijëve duhet t’u jepet kur ata mbushin 6 muaj, por për foshnjat që rrezikohen nga sëmundja celiak 6 muaj mund të jetë shumë vonë. Mjekja Jill Norris thotë se njerëzit me sëmundje celiak kanë një organizëm të papërballueshëm ndaj ushqimeve që përmbajnë proteine gluten e cila gjendet në drithëra. Kur ata hanë ushqime me përmbajtje gluten, sistemi i tyre imunitar reagon duke dëmtuar zorrën e hollë. Mjekja Norris dhe kolegët e saj pranë universitetit të Kolorados morën në shqyrtim 1 mijë e 500 foshnje të rrezikuar nga sëmundja celiak. Këto foshnje kishin një histori familjare të kësaj sëmundjeje ose të diabetit të tipit 1, ose nga analizat e gjakut doli se ata kishin gjasa të prekeshin nga sëmundje ceilac. Shkencëtarët ndoqën zhvillimin shëndetësor të këtyre fëmijëve për rreth 4 vjet, duke u njohur edhe me dietën e tyre ushqimore. Mjekja Norris thotë se gjatë studimit u vu re se fëmijët që morën ushqim me përmbajtje gluteni gjatë 3 muajve të parë të jetës, rrezikoheshin 5 herë më shumë për t’u prekur nga sëmundja celiac, krahasuar me foshnjat që ushqim të këtij lloji nuk filluan të merrnin deri sa arritën moshën 4 deri në 6 muaj. Edhe foshnjat që filluan të merrnin gluten pas 6 muajve rrezikoheshin nga sëmundja.

Vaji i hudhrës

Hudhra gjen një përdorim të gjerë në sëmundjet e aparatit tretës (stomak-zorrë); ajo qetëson spazmat (ngecet) e zorrëve, dezinfekton aparatin tretës dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike që sjellin çrregullime në veprimtarinë e aparatit tretës. Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse dhe shton prodhimin e tëmthit. Përdoret kundër parazitëve të zorrëve (kundër oksiureve); ndihmon në zhdukjen e gazeve. Në sajë të jodit që përmban, hudhra përdoret për uljen e tensionit (të ngritur të gjakut), kundër sklerozës (dëmtim të artereve të mëdha e mesatare që karakterizohet nga grumbullimi i kolesterolit dhe materialit lipoid në shtresën e brendshme të tyre); përdoret edhe kundër shtrëngimeve të zemrës. Hudhra përdoret edhe në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes. Vajrat eterike, duke u eliminuar nëpërmjet frymëmarrjes, nga njëra anë vrasin mikroorganizmat që ndodhen në rrugët përkatëse dhe, nga ana tjetër, ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Në sajë të antibiotikëve që përmban, hudhra përdoret edhe për parandalimin e infeksionit dhe për mjekimin e plagëve të infektuara.

Sëmundjet e stomakut

Këshillat e mjekëve, përgatitja dhe përdorimi i kurave popullore

Për sëmundjet e stomakut mund të themi se janë të shumta në numër dhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Për mjekimin e tyre mjekësia popullore ju vjen në ndihmë me disa kura popullore, të cilat mund t’i përgatitni lehtësisht. Stomaku gjendet në pjesën e sipërme të barkut, nën brinjë dhe diafragmë, dhe lidhet me gurmazin dhe zorrët si një kanal i përbashkët, i cili vazhdon deri në anus. Stomaku ka formën e një qeseje, ndërsa madhësia e tij ndryshon sipas moshës dhe gjinisë. Stomaku është në gjendje të zgjerohet dhe të mbajë lëndë ushqimore në sasi deri në disa litra. Mjekët popullorë kanë shpjeguar sëmundjet që shfaqen në stomak, si dhe kurat popullore për shërimin e tyre.

Çfarë sëmundjesh mund të shfaqen në stomak?

Në stomak mund të shfaqen disa lloje sëmundjesh si gastrit akut dhe kronik, ulcera dhe hiperacidet. Në sëmundjen e gastritit akut, cipa e stomakut infektohet, pezmatohet. Gjithashtu, cipa e stomakut, dobësohet nën veprimin e mikroorganizmave, nga substancat kimike, nga ushqimet e prishura dhe sidomos kur veprohet kundra rregullave të higjienës.

Si ndikon ushqyerja në gastritin akut?

Mënyra e të ushqyerit dhe ushqimi që konsumon çdo njëri është janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Ngrënia e tepruar, mospërtypja mirë e ushqimit nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, shumë të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salcë, shkaktojnë gastrit akut. Gastriti akut ka këto shenja dobësim trupor, të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, ndjesi thartire dhe djegie në stomak. Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidomos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta, të nxehta dhe të forta. Sëmundja shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rëndimi i ushqimit në bark, thartia në stomak, dhimbjet e kokës, etj. Ulcera e stomakut shkaktohet si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra në cipën e stomakut, ose në pjesën fillestare të zorrës së hollë (duoden). Kjo është një sëmundje nga e cila stomaku preket më shpesh.

Djathë dhe qumësht

Për ulcerën në mjekësinë popullore përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. I përzieni bashkë derisa të formohet një formë kremi. Përgatesën e mbani në një enë plastike në frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga një lugë gjelle para buke.

Nenexhik
Një lugë çaj nenexhik i copëtuar e vendosni në një copë leukoplasti, të cilin duhet ta ngjisni mbi kërthizë. Leukoplastin duhet ta mbani aty për disa orë derisa t’u pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.

Lakra turshi
Lëngu i lakrave turshi ka dhënë rezultate të mira për sëmundjet e stomakut dhe për ulcerën. Ky lëng duhet të pihet çdo 2 orë nga 1 lugë gjelle për 1-2 muaj rresht. Gjatë këtij mjekimi nuk duhet të pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumësht dhe lëngje frutash mund të pini sipas dëshirës.

Panxhari i kuq
Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronicë. Këto përzihen në një enë dhe lihen aty për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe për shërimin e ulcerave në stomak e duoden.

Përzierje bimësh
Për mjekimin e gastriteve hiperacide përdoret kjo kurë. Merrni 10 gr rrënjë çikoreje, 10 gr fruta të dëllinjës së zezë, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 lugë çaj nga kjo përzierje dhe e valoni më 1 gotë ujë për 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gotë çaji në ditë.

Lule basani
Në 2 litra ujë hidhni 3-4 lule basani të thara e të grimcuara. Këto i zieni për 20-30 minuta. Pasi përgatesa të ftohët e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjatë ditës nga 1 ose 2 gotë ujë, pak i vakët dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës.

Majdanoz

Merrni 1 lugë gjelle majdanoz, po 1 lugë gjelle rrënjë grami dhe një dorë mustaqe misri. Përzierjen e zieni për me 3 gota uji për 15-20 minuta. Përgatesa pihet 2 herë në ditë nga 1 gotë e gjysmë uji para buke për 5-6 ditë rresht.

Raki
Për mjekimin e ulcerës, merrni çdo mëngjes esëll 30-40 gr raki rrushi të fortë 19 gradë. Kjo pihet me gllënjka. Gjysmë orë pas pirjes së rakisë hani 1 lugë gjelle me mjaltë, kurse në darkë para gjumit, merrni 1 lugë gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon për 30-40 ditë.

Hudhra
Njerëzit që konsumojnë shumë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.

Kura të dobishme për ulcerën e stomakut

Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja, pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.

Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elemente, të cilat kishin efekt rigjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Çfarë duhet të kenë kujdes personat që vuajnë nga stomaku

Alko*oli
Personat që prekën më shpesh nga sëmundja e ulcerës në stomak janë meshkujt. Kjo vihet re sidomos të ata që konsumojnë në mënyrë të rregullt pijet alko*olike. Ende nuk është zbuluar së cilat janë shkaqet.

Aspirina
Njerëzit që vuajnë nga ulcera në stomak dhe që janë përdorues të pijeve alkoolike duhet të tregojnë kujdes. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezitë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.

Kafeja
Të sëmurëve, që vuajnë nga ulcera në stomak, u ndalohet rreptësisht pirja e kafesë. Madje, nuk u rekomandohet të konsumojnë as produkte që kanë në përbërje të tyre kafenë. Konsumimi i saj çon në keqësim të shëndetit.

Ulliri veti kuruese për stomakun

Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Kuron
1-Arteriosklerozën
2-Tensionin e lartë

3-Ul temperaturën e lartë
4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak
5-Rregullon metabolizmi
6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë

Bananet ulin aciditetin e stomakut

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është një frutë shumë e pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frutë e tillë ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet kësaj frute ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

Kuron
1-Ulin tensionin e lartë
2-Janë kundër diarresë
3-Ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale
4-Banania mbron stomakun

Dieta që mbron stomakun
Këshilla për stomak të rrafshët
Edhe pse hani pak dhe lëvizni shumë, prapë nuk mund të hiqni qafe shtresat e dhjamit në stomak. Ndoshta, për të gjitha këto fajtor është kripa. Ky mineral lidh ujin dhe me këtë fryn fibrat. Njëra nga zonat më të shpeshta ku grumbullohen kilet e tepërta, është stomaku dhe, çka është më e tmerrshmja, më vonë kilet e tepërta nga kjo zonë vështirë hiqen. Nëse filloni dietë pa ushtrime, do të humbisni kilogramë, por stomaku do të jetë i lëshuar. Nëse vetëm ushtroni dhe vazhdoni të hani ushqime të njelmëta të dimrit, nuk do të arrini shumë sukses. Ushtrimet e sugjeruara, ushqimi dhe truket, të cilat do t’u ndihmojnë të humbni në peshë.

Pini ujë të pa gazuar

Asgjë më lehtë se kjo: evitoni pijet e gazuara që fryjnë stomakun. Është ideale të pini dy litra ujë të pa gazuar në ditë dhe stomaku në masë të madhe do t’u zvogëlohet.

Asgjë pa ushtrime
Për djegien më të mirë të dhjamit, më së miri është të ushtroni aerobik. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha aktivitetet që angazhojnë grupe të mëdha të muskujve – vrapimi, ecja e shpejtë, noti. Ushtroni çdo ditë 30 minuta.

Shmangni kripën

Edhe pse hani pak dhe lëvizni shumë, prapë nuk mund të hiqni qafe shtresat e dhjamit në stomak. Ndoshta për të gjitha këto fajtor është kripa. Ky mineral lidh ujin dhe me këtë frynë fibrat. Për këtë arsye, mos e teproni me këtë mëlmesë dhe sa herë që është e mundur, zëvendësojeni me mëlmesë bimësh. Konsumoni në mënyrë të matur djathin dhe përpunimet e mishit.

Tundja nëpër stomak

Njëri nga fajtorët që stomaku juaj mund të jetë i theksuar, është edhe tretja e keqe. Shumë femra vuajnë nga ky problem, por pse? Kur ushqimi në kohë të gjatë qëndron në zorrë, vjen deri te fryrja dhe krijohen gazrat të cilat e rrisin volumin e stomakut. Ja një veprim i thjeshtë, i cili do t’u ndihmojë ta zgjidhni këtë problem: gjysmë ore pas ushqimit, shtrihuni në shpinë dhe pastaj për pesë minuta, me duar tundeni stomakun. Së pari, shtypeni stomakun me majat e gishtave nga kërthiza në anën e majtë dhe të djathtë dhe pastaj tundeni stomakun me shuplaka. Kështu do ta nxisni tretjen.

Tërhiqeni brenda stomakun!

Efekti është i dyfishtë: kur e tërhiqni stomakun, automatikisht dukeni më vitale. Por kjo nuk është e tëra! Përsëriteni këtë disa herë në ditë, duke u munduar të qëndroni në këtë pozitë disa sekonda. Kështu do të forconi muskujt dhe do të zgjidhni problemin e stomakut të theksuar.

Dushi relaksues për vijë vitale

Zhytuni çdo natë në vaskën me ujë. Në mënyrë fantastike do të relaksoheni, ndërsa mund të punoni edhe në vijën tuaj trupore. Provoni mënyrën si në vijim: bëni një përzierje prej gjashtë pikave të lëngut të limonit, dy lugëve ajkë dhe tërë këtë hidheni në ujë. Ledhatojuni për 20 minuta. Temperatura e ujit duhet të jetë 38 gradë. Kjo larje do të nxisë qarkullimin e gjakut dhe do të tërheqë lëkurën.

Termoterapia shkrin dhjamin

A do të dëshironit që për vikend të vishni një fustan i cili thekson vijën trupore? Në këtë rast, do t’ju bëjë mirë një terapi e ngrohtë, e cila largon lëngjet e tepërta nga organizmi dhe shpejt zvogëlon masën e stomakut. Fërkojeni pakëz losion kundër celulitit në stomak, mbështilleni belin me folije plastike dhe lëreni të veprojë 15 minuta.

Vetitë e gjetheve të manaferrës për stomakun

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Gjethet e reja mblidhen në qershor- korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla. Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mirë; me to përgatitet reçeli i cilësisë së mirë. Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki. Vera ka vlera të mira mjekësore. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë.

Vetitë dietike dhe fitofarmacautike

Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash (leckash) me përdorim të jashtëm. Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese. Ato ndikojnë edhe në uljen e temperaturës. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon: Merren 6-10 gramë gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në mishrat e dhëmbëve. Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit.

Një çaj shumë i dobishëm për organizmin

Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një liter ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht. Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij. Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakut. Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer. Këshilla për përdorim kundër sëmundjes së sheqerit: Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një litër ujë. Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr tri herë në ditë nga një filxhan para buke. Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë: Merren 150-200 gramë fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj. Kundër dizenterisë përdoret kjo këshillë praktike:
Merren rreth një kg fruta manaferre dhe pasi shtypen, vihen të zihen për gjysmë ore në një enë ku është hedhur një gotë me ujë. Nga lëngu i fituar, pasi kullohet, merren 3-4 lugë gjelle në ditë.

Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve, te kokëdhembjet, për qetësim, për fshikëzën e urinës, zorrë, stomak, kundër rërës në mëlçinë e zezë, te urinimet me vështirësi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kundër qelbëzimeve.

Dhimbja e stomakut

Një zgjerim ose varg zgjerimesh në pjesën pararendëse të kanalit ushqyes, në të cilin bluhet ushqimi. Sipas ekspertëve kjo është pamja që ka stomaku gjatë keqfunksionimit të tij. Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulcerat peptike janë më të përhapura në alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht në njerëzit me ulcera të stomakut.

Çfarë është ulcera në stomak

Ulcera është një lloj plage e lokalizuar në stomak (ulcera gastrike) ose në duoden (fillimi i zorrës së trashë). Këto dy lloj ulcerash karakterizohen nga prekja e faqes së stomakut dhe të duodenit. Kjo “gropë” fillestare, më pas zgjerohet nga inflamacioni i cili shpesh është i dhimbshëm. Në formën klasike (30% e rasteve) pikasim një dhimbje që i ngjan djegies në bark, e cila e rrezaton këtë dhimbje edhe anash apo në kurriz. Dhimbja ka ritmin e vakteve të ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrënies. Pra, pacienti vuan pas çdo ngrënie dhe dhimbja zgjat 2-3 javë dhe më pas zhduket pas disa javësh apo muajsh

Kanceri në stomak

Kanceri në stomak ndodh kur qelizat në një pjesë trupi fillojnë të mos funksionojnë mirë. Ka shumë lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do të vijë vetëm si pasojë e rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale. Lloje të ndryshme kanceri sillen në mënyrë të ndryshme. Kanceri në mushkëri, në gjoks, në vaginë dhe kanceri në stomak janë sëmundje shumë të ndryshme. Sëmundja rritet me ritme të ndryshme dhe i kundërpërgjigjet në mënyra të ndryshme mjekimit. Njerëzit me kancer kanë nevojë për një mjekim që i nevojitet llojit të kancerit në stomak që ata kanë. Nëse një person mjekohet për një lloj tjetër kanceri në stomak, atëherë sëmundja ekzistuese do të zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetën. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesën e tij e ka pikërisht aty, në stomak. Stomaku është i ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin prej këtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen 5 shtresa dhe shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut dhe lëngu tretës janë të përbëra nga shtresa e mukozës. Shtresa tjetër quhet submukoza dhe është e rrethuar nga muskulaturë, një shtresë muskujsh që lëviz dhe përzien stomakun. Dy shtresat e tjera janë subceroza dhe ceroza që janë dhe pjesa mbyllëse ose mbështjellëse e stomakut. Shtresa më e jashtme e stomakut është ceroza. Pjesa më e madhe e kancerit në stomak fillon bë mukozë. Kanceri mund të zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa më i thellë të bëhet dëmtimi aq më e vështirë është të kurohet kjo sëmundje. Kanceri në stomak mund të zhvillohet me ngadalë në shumë vjet. Ai nuk shfaqet në mënyrë të papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumë simptoma ndaj dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë të pa kuptuara.

Këshilla

1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me futa dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura më shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në stomak.

2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.

3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.

4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.

5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.

6- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjelat.

Ushqimet që kurojnë ulcerën
Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë. Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut. Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat. Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë. Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.

Disa këshilla për të mos dëmtuar stomakun

1- Gjatë natës trupi ynë qëndron në pozicionin shtrirë mbi krevat, dhe të gjitha lëngjet e trupit, sidomos lëngjet tretëse të stomakut (acidet) qëndrojnë për efekt rëndesë dhe enë komunikuese në të njëjtin nivel. Ndërsa me ngritjen nga pozicioni shtrirë në këmbë të gjitha këto lëngje fillojnë të lëvizin për efekt rëndese në pjesën e poshtme të trupit, (fakti që kur ecim shumë apo qëndrojmë shumë në këmbë na fryhen dhe na dhëmbin këmbët është pikërisht për këtë efekt). Në rastin tonë ajo që na intereson janë acidet që janë mbledhur në stomak gjatë natës, të cilat nëpërmjet valvolës së daljes së ushqimit nga stomaku hyjnë në zorrën e trashë dhe prej aty duhet të neutralizohet nga lëngjet e tjera, siç janë ato të tëmthit që i ulin dhe ndryshojnë shkallën e acidit për të mos dëmtuar vetë organizmin.

2- Në drekë duhet ngrënë vetëm pjata e dytë, që mund të jetë peshk jo i skuqur (me vaj ose gjalpë), por mundësisht i pjekur në furrë apo zgarë dhe nuk i hidhet limon apo vaj përsipër. Ose të gjitha mishrat e bardha si ai i pulës, gjeli i detit kur është i vogël të cilët tretën më shpejt në organizëm, e shoqëruar me sallatë jeshile pa asgjë tjetër brenda, si ( qepë, domate, etj.) e spërkatur me kripë dhe me vaj ulliri të vjetruar, dhe me aciditet të ulët.

3- Në darkë nuk duhet ngrënë asnjëherë mish ose peshk për arsye se organet tretëse dhe gjithë trupi mbas një dite pune të lodhshme duhet të pushojë, si rrjedhim organizmi ynë ngadalëson metabolizmin dhe punën e organeve të tij. Ndërsa ne i japim ushqim klorik dhe bëjmë të punojë i sforcuar me orë të zgjatura në një kohë kur ne nuk kemi nevojë për atë energji në atë moment. Prandaj në rastin konkret duhet të marrim një pjatë makarona ose pilaf i spërkatur me vajin e ullirit. Makaronat dhe orizi duhet të ziejnë vetëm me ujë dhe me asnjë lëng tjetër, pastaj ta shoqërojmë me sallatë jeshile. Në fund një kokërr mollë.

4- Uji. Është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë dhe uji më i mirë është ai i burimit të malit ose uji i borës, por që pihet në burim dhe jo kur mbyllet në shishe dhe transportohet në vende të tjera, pasi humbet shumë nga vetitë e tij dhe bëhet i rëndë. Sepse kthehet në ujë të ndenjur duke u liruar edhe nga molekulat e ajrit që ndodheshin në të dhe duke depozituar në fund të saj elementët përbërës. Kjo bën që ky ujë të jetë i rëndë për stomakun tonë, pasi është kthyer në një masë unike pa molekula ajri. Prandaj që uji i shishes të rifitojë vetitë e tij fillestarë duhet të pihet i freskët.

Ftohja e stomakut
Stina e verës me temperaturat e larta që e shoqërojnë dhe higjiena jo e mirë, shton rrezikon për shfaqjen e gastro-enteriteve virale sezonal. Mjekët tërheqin vëmendjen që çdo rast të trajtohet me kujdes, sepse mund të jenë ngjitëse dhe të krijojnë formën e një epidemie. Gastro-enteriti është inflamacioni i aparatit tretës që përfshin: stomakun, zorrët e holla dhe ato të trasha. Prandaj shpesh kjo konsiderohet si “ftohje stomaku”. Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo periudhë të vitit, por gjatë sezonit të temperaturave të larta merr formën e një epidemie. Arsyeja e numrit të lartë të rasteve shpjegohet me faktin që temperaturat e larta krijojnë terren të përshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve që shndërrohen në patogjene për aparatin tretës.

Simptomat:
Diarre e ujshme.
Të vjella.
Dhimbje koke.
Ethe.

Krampe abddominale (dhimbje stomaku).
Këputje trupi.
Temperaturë.
Mungesë oreksi.
Dhimbje gjymtyrësh dhe muskujsh.

Aciditeti provokon sëmundjet e stomakut
Është e njohur dhe pranuar nga shumë autoritete mjekësorë fakti që shumë sëmundje zhvillohen për shkak të uljes së intensitetit të punës së organeve tona dhe uljes së rezistencës së organizmit për shkak të acidifikimit organik, duke patur parasysh këtë Dr.George Ë Crile drejtor i klinikës Cril në Cleveland, një nga kirurgët më të famshëm në botë shprehet se “Nuk ekziston vdekje natyrale. Të gjithë rastet e vdekjes janë vetëm pika e fundit e acidifikimit të organizmit në mënyrë progresive.

GASTRITI
Kufilmë-pluhur. Rrënjë kufirme mjekësore. Natën e parë të Hënës së re, pas Solsticit të verës, gërmoni dhe nxirrni rrënjët e kufilmës. Asnjëherë të gjitha rrënjët e një bime, por vetëm disa prej tyre, me qëllim që të mos kërcënohet vazhdimësia dhe ekzistenca e tyre. Rrënjët lajini mirë dhe lërini të thahen mirë dhe shpejt në rrezet e diellit përvëlues, gjë kjo që pak a shumë evitohet për barnat e tjera kuruese. Jko pasi tharja në diell pengon mykjen dhe lëngun mukozë të bimëve me shumë ujë. Ruajeni në një qese të linjtë.

Përdorimi:
Sipas nevojës pluhurosni një copë rrënjë dhe merrni tre herë në ditë nga një majë luge. Para se ta gëlltisni, përtypeni dhe rrotulloheni mirë në gojë. Ky pluhur kufilme nga njëra anë përforcon efektin e balsamit kufilmë-rozmarinë nga ana tjetër rekomandohet kundër shqetësimeve, dhimbjeve dhe sëmundjeve të tilla, si për shembull kundër urthit, gastritit dhe sëmundjeve të tjera të stomakut e zorrëve.

Lëngu i mollës përmirëson tretjen
Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t’u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

Brokoli ul rrezikun e kancerit të stomakut
Preferohet të konsumohet i zier, dhe pa asnjë yndyrë. Brokoli, një ndër bimët jeshile më të përdorura në kuzhinën mesdhetare, veç të tjerash është edhe “medikamenti” bazë për pakësimin e rrezikut të kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga gratë që kanë rrezikshmëri të lartë ndaj kancereve të ndryshme.