Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dy javë pas aksidentit tra*gjik me biçikletë.
Mediat italiane raportojnë se vikt*ima Armand Balliu ndërroi jetën në spitalin e Santa Chiara në Trento, pasi nuk ka mundur t`u mbijetojë plag*ëve të marra nga aksidenti i ndodhur në 27 gusht
I riu shqiptar që prej vitit 2010 jetonte e punonte në Itali, ku kishte emigruar nga Durrësi. Ai punonte si kamerier në një nga hotelet e zonës. Mbrëmjen e 27 gushtit, i riu sapo doli nga puna dhe po kthehej për në banesë, por gjatë rrugës ai kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë përtokë.
Trupi i Balliut është vendosur sot në mëngjes në dhomën e var*rimit të va*rrezave të Trentos dhe të hënën do të çohet në var*rezat e Grezit në Riva del Garda , ku ceremonia e va*rrimit u bë në ora 13.30.