Ballina Bota Bie çmimi i leshit, barinjtë dhe delet protestojnë në qendër të Berlinit...

Bie çmimi i leshit, barinjtë dhe delet protestojnë në qendër të Berlinit (VIDEO)

Schafe in Berlin

Barinjtë gjermanë marshuan me bagëtinë e tyre në qendër të Berlinit këtë të diel për të bërë thirrje për më shumë respekt për punën e tyre dhe paga më të mira. 200 dele u zhvendosën nga Shtëpia e Kulturave Botërore në parkun Tiergarten dhe arritën në Pallatin e Bellevue. Gjatë marshit, Knut Kucznik, kryetari i Shoqatës së Mbarështimit të Deleve Berlin-Brandenburg, tha se shumë barinj po lu*ftojnë për mbijetesë shkak të rënies së çmimeve të leshit.

Në Gjermani kopetë e deleve përdoren kryesisht për ruajtjen e peizazhit prej rreth 430,000 hektarë, pasi delet ruajnë habitatet nga bimë dhe insekte të caktuara, duke parandaluar që zonat të bëhen të egra./TetovaNews

https://youtu.be/7aKtidG9N7k