Ballina Aktualitet Kush do të bëhet kryetar i BDI-së në Strugë: Përfliten dy zgjidhje

Kush do të bëhet kryetar i BDI-së në Strugë: Përfliten dy zgjidhje

Edhe pse akoma nuk ka një datë se kur do të mbahet Kuvendi i degës së BDI-së, në Strugë, në opinionin e këtushëm kanë filluar kalkulimet e para, se kush do të duhet të marr drejtimin e degës së BDI-së, në Strugë.Orekset, duket se i ka shtuar edhe qëndrimi i fundit i kryesisë qendrore të BDI-së, ku indirekt u la të kuptohet që koordinatorët që do të merren me organizimin e zgjedhjeve partiake, nuk do u lejohet kandidimi.

Duke qënë se në Strugë, kryesia qendrore e BDI-së, caktoi si koordinator, Ramiz Merkon, i cili prej vitit 2005 drejton degën e BDI-së, ky qendrim ka determinuar një zhvillim të ri në rast se këtij parimi do t’i përmbahen deri në fund integristët ,sepse në të kundërtën, sërish me gjasë në krye të BDI-së, së Strugës mbetet Ramiz Merko.Tashmë, në opinion e këtushëm pavarsisht që përfliten një mori emrash të gjithë ndahen në atë se BDI në Strugë, do shkojë me një kandidatë të përzgjedhur nga Ramiz Merko i cili aktualisht drejton komunën ose Ali Ahmeti do shkojë me një kandidatë tjetër që do bashkojë edhe rrymat që nuk kanë qënë të përfaqësuar në tortën e pushtetit vendor apo atij qëndror.

Me pak fjalë, kryetari i ri i BDI-së do të vi nga njerëz të afërt të kryetarit aktual Ramiz Merko ose lideri Ali Ahmeti do caktojë një emër përbashkues që do të përfaqësojë edhe rrymat e e tjera në këtë parti të spostuara në vite nga drejtimi i partis.(Strugalajm.com)

VIDEO bonus: