Ballina Shëndeti Këshilla Si të shpëtoni nga gërhitja?

Si të shpëtoni nga gërhitja?

Si të shpëtoni nga gërhitja pa shpenzuar shumë para?

Merrni vitaminë C

Vitamina C ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar dhe atë të frymëmarrjes. Një nga shkaqet kryesore të gërhitjes është bllokimi i rrugëve të ajrit prej sinuseve, gjë që na shtyn të hapim gojën dhe uvula të lëkundet. Duke konsumuar vazhdimisht vitaminë C do të mund t’i pastroni mirë e mirë sinuset. Hani sa më shumë brokoli, speca të kuq apo ananas. Përpara se të shkoni për të fjetur shtrydhi 1- 2 kokrra portokall.

Përmirësoni dietën ushqimore
Për të ulur inflamacionin brenda trupit tuaj pasurojeni dietën me enzima dhe antioksidantë. Shmangni produktet e bulmetit si dhe racionet e mëdha para gjumit. Mundohuni nga ana tjetër të konsumoni sa më pak alkool, duhan, çokollata, ushqime të procesuara etj.

Çdo mbrëmje pini këtë lëng magjik
Ky ilaç ka përbërës natyralë që do t’ju ndihmojnë të pastroni mykun e gojës dhe të rrisni sistemin imunitar. Përbërësit:

2 karrota

2 mollë

¼ limon

1 fetë xhinxher

1 filxhan lëng portokalli

Futini në një shtrydhës frutash dhe pijen konsumojeni pak orë para se të flini./Opinion.al