Ballina Shëndeti Përse kilogramët rreth barkut janë kaq të vështirë për t’u hequr

Përse kilogramët rreth barkut janë kaq të vështirë për t’u hequr

Nëse e ke thuajse të pamundur të heqësh kilogramët e shtuar rreth zonës së barkut, një nga arsyet kryesore mund të jetë fakti se përgjatë gjithë kohës ke ndjekur një metodë të gabuar të rënies në peshë. Duhet të dish se ka plot pesë lloje të caktuara kur vjen puna te obeziteti abdominal, ku secila prej tyre shkaktohet nga një arsye e veçantë dhe që sigurisht kërkon dietë dhe ushtrime specifike. Ndaj identifiko llojin e barkut të krijuar dhe më pas përshtat një strategji të saktë për rënien në peshë.

Duhet të heqësh dorë nga zakoni i të kontrolluarit çdo ditë të peshës. Ki parasysh se procesi i transformimit të trupit kërkon kohë, ndaj merre me qetësi. Nëse përqëndrohesh gjithë kohës te kilogramët rrezikon ta gjykosh veten, të ushtrosh presion, të shkaktosh mendime negative si dhe të shtosh stresin dhe dëshirën për të ngrënë akoma më shumë, si një mënyrë për të mbytur dhimbjen. Për këto arsye peshohu vetëm një herë në jave dhe mos e humb besimin në vete.

Trupi njerëzor ka nevojë për shumë elemente, vitamina, karbohidrate dhe yndyrna. Nëse përjashton ndonjërën prej tyre, dije se dieta do të të sjellë më shumë probleme sesa përfitime.

Kur vjen puna te zona problematike e barkut, çështja nuk është thjesht të ushtrohesh e djersish. Duhet të përpiqesh për të vënë në punë çdo muskul të mundshëm ndaj është shumë e rëndësishme larmishmëria e ushtrimeve, qoftë për muskujt anësorë, të poshtëm, të sipërm e të tjerë.

Stresi është armiku numër një i një trupi të tonifikuar. Kjo për vetë faktin se niveli i lartë i hormonit të stresit, kortizoli promovon krijimin e dhjamit. Përpiqu të jesh e qetë dhe të vendosësh ekulibrat në jetë.

Arsyeja e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është Polycystic ovary syndrome (PCOS), e cila konsiston në prezencën me shumicë të hormoneve mashkullore në trupin e një gruaje. Një gjendje e tillë shkakaton probleme me menstruacionet, me të mbeturit shtatzënë, rrezik për diabet dhe mbipeshë. Edhe nëse ia del të humbasësh kilogramë, me PCOS- në rrezikon t’i shtosh sërish, ndaj bën mirë të konsultohesh me një mjek./Opinion.al