Një surprizë e hidhur ia ka prishur shëtitjen në Romë dy turisteve japoneze. Kur kanë marrë në dorë faturën për dy pjata makarona me fruta deti, nuk I kanë besuar syve: ajo shënonte 429 euro e 80 cent!!! Turistet e denoncuan episodin e pakëndshëm që u bë shumë shpejt viral në mediat sociale.
Pronari i lokalit të ndodhur në qendrën historike të kryeqytetit italian pretendon se çmimet ishin transparente dhe menyja, sipas tij, e qartë që në fillim! Sipas pronarit, vajzat nuk kishin marrë vetëm makarona por edhe peshk. “ Ne peshkun e kemi të freskët, klientët e zgjedhin vetë në vaskë, e ia gatuajmë direkt“, është përpjekur të justifikohet ai. Një tjetër problem me faturën ndërkohë ishte dhe bakshishi I shënuar aty prej 80 eurosh, por që nga restoranti sërish përpiqen të shpjegohen duke thënë se nuk është i detyrueshëm.