Lideri i Vetevendosjes Albin Kurti, dha një intervistë për gazetaren e Vizion Plus, Olta Blaceri ku shpalosi të gjitha objektivat dhe prioritetet e punës së tij si kryeministër i ri i Kosovës.
Kurti u ndal tek marrëdhëniet me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, politikat ekonomike, bashkëpunimi me LDK apo puna për reformat integruese.
Më poshtë intervista e plotë e Albin Kurtit për Vizion Plus.
Zoti Kurti qytetarët e Kosovës vendosën dhe ju besuan ju, siç thatë dhe ju ato përcaktuan ndryshimin, por në të vërtetë çfarë do të bëni ju në ndryshim nga paraardhësi zoti Haradinaj?
Së pari ne do të zvogëlojmë qeverinë dhe do të forcojmë shtetin. Synimi jonë është që të kemi 12 ose 13 ministri dhe jo 21 dhe çdo ministri të ketë një ose dy zëvendës ministra dhe jo katër siç ishte deri më tani, pra në kohën e ish kryeministrit, ku në një qeveri që zgjati më pak se dy vjet kishim qeveri që ishte më shumë se pushtet dhe shtet që ishte më shumë se republikë, kjo ndryshon radikalisht, ne e kuptojmë politikën dhe qeverisjen si interes në shërbim të qytetarëve. Në aspektin ekonomik ne duam që të krijojmë fondin sovran investues që ndërmarrjet qëndrore publike ja marrin qeverisë, ndërmarrjet shoqërore ja marrin agjensionit kosovar të privatizimit dhe i strukturon sëbashku, ku nuk ja nënshtron as likujdimit, as koncesionimit as privatizimit, por shitjes së aksioneve. Këto ndërmarrje duhet të regjistrohen si shoqëri koncesionare. Këtë e kanë bërë prej një holdingu sovran shtetëror në Slloveni deri tek ministria e Thesarit në Poloni, vendet e Evropës Lindore që kanë kaluar në tranzicion. Në këtë mënyrë ne shpëtojmë ndërmarrjet shoqërore nga likujdimi dhe privatizimi dhe ndërmarrjet publike nga privatizimi dhe falimentimi. Do të bëjmë dhe Bankën Zhvillimore meqë duhet që të ulen kreditë e kamatave nën 3 % me një periudhë 5 vjeçare me qëllim që të lulzojnë ndërmarrjet e vogla dhe do të luftojmë monopolet nuk do të ketë më oligarkë në Kosovë. Do të luftojmë krimin dhe korrupsionin me prokurori të fuqizuar dhe me prokurim të dekriminalizuar. Prokuroria jonë është shumë pasive ajo pret që ti shkojnë kallzimet penale në zyrë, ndërkohë që raportin vjetor të zyrës kombëtare të auditimit nuk e lexon, pasi nëse do e lexonte do të gjende pafund shkelje për të shkruar akt akuza për zyrtarë të ndryshëm. Nuk do të ketë me në qeveri korrupsion do ta luftojmë korrupsionin në institucione dhe në shoqëri. Do të bëjmë procesin e vettingut prokuroria dhe gjyqësia patjetër, por edhe gjyqësia dhe inteligjenca, por këto dy të fundit do ti bëjmë vetëm për pozita udhëheqëse. Do ta lidhim ekonominë me arsimin sepse ekziston një hendek i shkathtësive, duhet të sigurohemi se diploma e universitetit dhe tregu i punës e kanë një urë ndërmjet. Aktualisht në Kosovë mbi 20 mijë vajza e djem kanë mbaruar universitetin, por nuk gjejnë dot punë. Papunësia afatgjatë është shumë e përhapur. Do të kemi shtesa për fëmijë dhe do të kemi skema të posaçme për punësimin e moshave 16-18 vjeç një vit së paku. Synimi ynë është që të mos ketë asnjë familje pa kulm mbi kokë dhe asnjë shtëpi pa dikë të punësuar. Do të lidhim Prizrenin me Tetovën me aksin aty, pastaj Gjakovën me Shkodrën, Deçanin me Plavën dhe Gjilanin me Kumanovën, por për këtë duhet të flasim me të gjithë këto vende. Do i japim hov Kosovës përsa i përket integrimeve Evropiane, sepse ne duam të antarsohemi në BE dhe ai duhet të mbrohet si projekt i paqes dhe i mirëqenies. Por pa harruar Republikën e Shqipërisë sepse ne nuk duhet të harrojmë se jemi një kombë me dy shtete, prandaj mundësitë tona dhe detyrat që kemi janë shumë më të mëdha se realiteti që gëzojmë.
Ju ju drejtuat mbështetësve, ku folët për marrëdhënie shumë të mira me ndërkombëtarët, pasi Kosova ka nevojë për shumë miq. Shqetësimi më i madh i ndërkombëtarëve është dialogu me Serbinë. Cila është qasja juaj në këtë?
Më duhet të them se shqetësimi i ndërkombëtarëve në këto dy vitet e fundit ka qenë korrupsioni që ato ndryshe e kanë quajtur korrupsioni endemek, unë mendoj se me faktorët ndërkombëtar mund të bashkëpunojmë përsa i përket gjeopolitikës dhe socioekonomise, pra gjeopolitika është horizontale ndërsa socioekonomia është vertikale dhe në raport me Serbinë ne nuk kemi pasur deri më sot udhëheqje që e kanë shtruar drejt problemin. Problemi shtrohet drejt atëherë kur ne tregojmë se Serbia na ka borxh dhe ajo është një borxhli i keq, sepse në Kosovë kemi ende rreth 1500 të pagjetur nga lufta e fundit, i kemi 10 mijë civil të pambrojtur dhe të paarmatosur të cilët janë vrarë para 20 viteve dhe kemi rreth 20 mijë gra e vajza të përdhunuara. 860 mijë shqiptarë janë depërtuar jashtë Kosovës në pranverë të vitit 1999, ndërkaq mbi një milion janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, na i kanë plaçkitur fondin e kursimeve pensionale, fondin e depozitave bankare, kanë plaçkitur 1200 artifate kulturore dhe asnjë cent nuk kanë paguar për këto, dhe ne nuk kemi pasur asnjë qeveri që ja kërkon borxhin Serbisë. Unë jam i interesuar që me faktorët ndërkombëtar ta krijojmë kontekstin e drejtë në të cilën Kosova i kërkon borxhin Serbisë që ishte agresore, akupatore ku në fund dhe tentoi gjenocidin mbi popullin tonë.
Çfarë prisni ju nga marrëdhëniet me Tiranën zyrtare?
Vendet e Bashkimit Evropian të eurozorës, kanë valutën e përbashkët kanë bankën e përbashkët në Franfurt kanë tregun e përbashkët dhe ne nuk kemi asnjërën prej tyre, ndërkohë janë nënshkruar 50 marrëveshje. Jemi interesuar që të krijojmë një komision të përbashkët, nëse nuk ekziston një i tillë për ta verifikuar shkallën e ndikimit të atyre marrëveshjeve. Nuk mjafton që Kosova dhe Shqipëria të prodhojnë lajme sensasionale nga takimet bilaterale një herë në vit apo njeherë në dy vite, është e domosdoshme që nga këto mbledhje të dalin punë të cilat të kryhen. Pra duhet zbatuar marrëveshja dhe jam për krijimin e institucioneve të përbashkëta. Mund të them për një akademi të shkencave të arteve dhe deri te një lloj decentralizimi sa i përket funksioneve. Nuk ka nevojë që dhe në Kosovë dhe në Shqipëri të ketë Universitet që merret me miniera, minerale dhe me çështjen e energjisë, le të jetë në Mitrovicë, por nuk ka nevojë të ketë fakultet të turizmit në Kosovë, le të jetë në Durrës ose në Vlorë. Mund të bëjmë kështu siç kanë bërë dy Gjermanitë ku një mori të institucioneve nuk i kanë të centralizuara. Unë do të angazhohem për një komision të përbashkët qeveritar, midis Kosovës dhe Shqipërisë, sa i përket politikës së Jashtme, sa i përket Mbrojtjes dhe sigurise, dhe burimeve natyrore. Gjithashtu do të angazhohem për një regjistër të përbashkët të bizneseve dhe të regjistrit të përbashkët civil, në mënyrë që këto hapa integrues të jenë në përputhje me dëshirat dhe nevojat e qytetarëve tanë që janë në të dy anët e kufirit, por ndjehen historikisht dhe aktualisht një komb.