Presidenti amerikan dha një konferencë shtypi me homologun italian, presidentin Matarela, të cilin Trump e quajti “Mocarela”, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.
Por përveç kësaj, ajo që mori më shumë vëmendje në media ishte reagimi i përkthyeses italiane, e ulur pas Trumpit, e cila ndryshoi menjëherë fytyrën kur presidenti amerikan bëri një koment në lidhje me historinë midis Italisë dhe SHBA-ve.
“SHBA-të dhe Italia janë të lidhura fort, me pikëpamje të njëjta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë prej mijëra vitesh, që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump, presidenti i një vendi të themeluar në vitin 1776, ndërkohë që Roma e Lashtë, e themeluar në vitin 753 para erës sonë, u zhduk në vitin 410 të erës sonë.
Sigurisht që rrjetet sociale nuk e falen fjalimin e Trump…