Ballina Aktualitet Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë proges se Shqipëria

Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë proges se Shqipëria

“Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje”.

Ishte kjo deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel, në një konferencë për shtyp nga Brukseli kur u pyet për negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Megjithatë kancelaria duket si i ndau dy vendet, për punën që ato kanë bërë në rrugën evropiane.

“Unë e mbështes presidentin Macron sa i përket procesit të zgjerimit që duhet riformuar, kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë, Gjermania do që të ndodhë hapja e negociatave. Maqedonia ka bërë shumë në fakt sa i përket hapjes së negociatave, ndryshimi i emrit, patjetër që ka qenë një progres i madh por edhe Shqipëria ka bërë progres, vazhdoj të mendoj që Shqipëria ka bërë shumë por nuk na ka bërë ende që të marrim një vendim unanim, ka patur ndasi një vendimi të përbashkët. Bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe jo për anëtarësim, ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur. Në Shqipëri vazhdon të ketë probleme, përfshirë këtu edhe emigrimin, megjithatë Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket emigracionit. Në fakt kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë ato dhe nuk do t’i kthejmë shpinën vendeve”./ Opinion.al