Dita e sotme u tregua e mbarë për Legjionarët shqiptarë në Europë.
Sërish Rashica u vërtetua si protagonist në Bundesliga. Edhe pse Werderi i tij po mbetet mbrapa në klasifikim falë barazimeve të shumta, mesfushori me tipare sulmuese i Kosovës la gjurmën edhe sot, në barazimin në transfertë 2-2, ndaj Bayer Leverkuzenit. Kosovari shënoi golin e barazimit me një gjuajtje të bukur nga jashtë, paksa të devijuar.
BEKIM BALAJ DER ICEMAN pic.twitter.com/Zilunhr5Pj
— Lukas (@foreverpiatek) October 26, 2019
Ndërkohë ngjitet në klasifikimin austriak Strurm Graz i shkodranit Bekim Balaj, që sot fitoi 0-4 në transfertë ndaj St. Poltenin të fundit. Balaj shënoi golin e tretë me penallti.
Në Serinë B, Pescara e Memushajt shkatërron 4-0 Beneventon e vendit të dytë dhe i afrohet zonave të larta. Golin e parë e shënoi pikërisht mesfushori i Kombëtares.
Kastriot Dermaku bëri figurë të mirë në barazimin e vështirë në San Siro me Interin, edhe pse ishte i pafat në deviacionin që mundësoi avantazhin e përkohshëm të djemve të Antonio Contes. Madje mbrojtësi kuqezi pati mundësin të shënonte, por Handanovic bëri mrekullinë.