Interi nuk ka mundur dot që të ruajë avantazhin 2-0 të pjesës së parë ndaj Borussia Dortmund dhe del pa pikë nga transferta e vështirë gjermane, duke e bërë thuajse të pamundur kualifikimin për në raundin tjetër të Champions League.
Lautaro Martinez në minutën e pestë dhe Vecino në minutën e 40 krijuan iluzionin se zikaltërit do ta kalonin me sukses Borussian, por në pjesën e dytë gjermanët u shndërruan duke mbyllur Interin në gjysmëfushë dhe duke gjetur 3 golat e përmbysjes.
Heroi i takimit ishte padyshim Aschraf Hakimi me dy gola, ndërkohë që goli tjetër u realizua nga Brand.
Me këtë humbje, skuadra e Antonio Contes e sheh veten në vendin e tretë të grupit me 4 pikë, 3 më pak se Borussia dhe 4 më pak se Barcelona kryesuese.
Nga ana tjetër fitore arriti dhe Liverpool I cili mposhti në shtëpi Genk me shifrat 2 me 1.
Nga ana tjeter Lyon fitoi perballe Benfica me rezultatin 3 me 1.
Ndersa Chelsea u ndal në një barazim të çmednur 4 me 4 me Ajax.
Rezultatet e plota të mbrëmjes së sotme.