Për të 19-të herë në Tetovë u mbajt Festivali tradicional republikan i stilizuar folklorik “Burimet e Sharrit”. Në hapjen solemne fjalim mbajti ministri i Kulturës Hysni Ismaili.
“Sivjet, jam krenar edhe për shkak të faktit që Ministria e Kulturës është mbështetëse e kësaj ngjarje kulturore që është vlerë shtesë në ofertën kulturore në Tetovë dhe një mënyrë të jashtëzakonshme e pasuron edhe jetën kulturore të qytetit. Tetova këto ditë pulsojë me traditën, me vallet, këngët, folklorin, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të çdo populli”, theksoi Ismaili.
Në Festival marrin pjesë ansamble folklorike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Kosovës dhe të Shqipërisë.
“Pjesëmarrës janë SHKA “Burimet e Sharit” nga Tetova, Ansambli “Folk -Alb” nga Tirana, SHKA Gryka e Kaçanikut” nga Kaçaniku, SHKA “Ilirida” nga Shkupi, Vëllezërit Sejdiu dhe SHKA “Tearcë” nga Tearca, Këto grupe të zgjedhura artistike me repertorin e tyre do ta prezantojnë autenticitetin, pasurinë dhe bukurinë e këngës dhe valleve të stilizuara popullore”, deklaroi Zilfi Aliu nga SHKA “Burimet e Sharrit” nga Tetova.