“Ju përzë të gjithëve”. Kjo është një përmbledhja e asaj që Aurelio De Laurentis po projekton nga Amerika.
Presidenti i Napolit po përgatit revolucionin në skuadër, pas tensionit të krijuar, ku lojtarët u rebeluan përballë urdhrit që ekipi të qëndronte në grumbullim, si ndëshkim për ecurinë jo të mirë.
Drejtuesi i Napolit po përgatit “spastrimet” brenda grupit, ku do të largohen disa prej lojtarëve më të rëndësishëm.
Ata cilësohen si iniciatorët e revoltës.
Përpos emrave si Mertens, Kajehon e Insigne, në shitje do të dalin edhe kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj, Koulibaly, Alan e Goulam.
Edhe trajneri Ancelotti e rrezikon seriozisht postin në krye të skuadrës.