E PLOTËSUAR: Lajmi për vd*ekjen e parakohshme të regjisores Arzana Kraja ka tron*ditur këtë të mërkurë komunitetin artistik. Nga burime të afërta me familjen Kraja, media merr vesh se shkaktar i kësaj vde*kje në moshën 38 vjeçare është sëmundja e epilepsisë.
Lajmin për vde*kjen e Arzana Krajës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një tr*up të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vd*ekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Arzana Kraja ishte e dalluar në fushën e regjisë dhe i takon gjeneratës së re të regjisorëve vendorë dhe ishte fituese e çmimeve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e regjisë. Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Prok*uroria jep detaje për vd*ekjen e Arzana Krajës
Në mëngjesin e sotëm në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është gjetur trupi i pa jetë i regjisores Arzana Kraja.
Policia e Kosovës ka dhënë njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë, ndërkohë nga Qendra Kinematografike e Kosovës, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Arzana Krajën.
Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Prok*uroria e cila ka konstatuar se ka vd*ekur një grua.
Zyrtar nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vde*kje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për aut*opsi.
“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë trupi është dërguar për obduksion me urdhër te prokurorit”, kanë thënë nga Prokuroria.
Ndërkohë konfirmimin për vdekjen e kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhej në përgjigjen e policisë.
Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Në një përgjigje nga Policia e Kosovës, konfirmohet vdekja e një vajze në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, por burimet tregojnë se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.
Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.
Ndërkohë, Qendra Kinematografike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime.
“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në ngushëllim.