Djali i aktorit të famshëm, Arnold Zhvarzenegerit, Joseph Baena, është fotografuar së fundmi me të dashurën e tij shqiptare, Nicky Dodaj. Ata shfaqen të kapur dorë për dore në Uest Hollivud, të martën mbrëma.
21-vjeçari i veshur sportiv u fotografua me të dashurën e tij brune, pasi dolën nga një kulb nate. Ndërkohë bukuroshja ishte kombinuar me Joseph, ku kishte veshur xhinse të grisura, një xhaketë lëkure dhe sandale me taka.
“Daily Mail” shkruan se dy të rinjtë janë bashkë që në kohën kur janë njohur në shkollë. Ndërkohë kujtojmë se Dodaj është një vajzë me prindër shqiptarë, të cilët kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitet ’90. Ajo është po ashtu 21 vjeçe, dhe është diplomuar për menaxhim biznesi në Kaliforni.
Nga ana tjetër, Joseph Baena është fëmija që Shvarzeneger e pati me një punonjëse te shtëpia e tij, Mildred Baena. Aktori e pranoi atësinë në vitin 2011 dhe ka qenë mjaft i pranishëm në jetën e djalit, i cili i ngjan shumë jo vetëm për nga paraqitja për dhe nga dëshira për palestër.