Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Afrim Gashi i Alternativës do të takohen gjatë ditës së nesërme, mëson in7 nga burime brenda dy partive.
Takimi do të realizohet në Shkup, ndërsa qëllimi i takimit do të jetë mundësia e bashkëpunimit mes dy subjekteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Takimi i nesërm vjen pas atij që u realizua sot mes Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës.
Nga Aleanca për Shqiptarët për in7 theksuan se ata janë të gatshëm për bashkëpunim më Lëvizjen Besa dhe Alternativën së bashku, por edhe me organizata tjera joqeveritare dhe aktivistë që do e gjejnë veten në përcaktimet programore. Këtë e ka pohuar edhe vetë Ziadin Sela në disa paraqitje televizive, përcjell in7.
Nga ana tjetër edhe nga Alternativa deri sot nuk e kanë përjashtuar mundësinë dhe dëshirën për të bashkëpunuar me Aleancën për Shqiptarët.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend janë caktuar për më 12 Prill të vitit të ardhshëm, ndërsa kalkulimet për koalicione te mundshme kanë filluar të shpeshtohen ditët e fundit.