Ballina Shëndeti Këshilla Keni humbur besimin në vete? Këto këshilla do ju ndihmojnë ta rifitoni

Keni humbur besimin në vete? Këto këshilla do ju ndihmojnë ta rifitoni

Ndonjëherë besimi në vete mund të thyhet prej rrethanave apo ndodhive të ndryshme. Megjithatë e rëndësishme është që pas çdo ‘dështimi’ të rifitohet ky besim. Sipas ‘Bright Side’ këto janë disa nga këshillat që do t’iu ndihmojnë të rifitoni besimin që keni humbur.

1-Pranoni komplimentet

Nëse dikush ju bën një kompliment do ishte mirë ta shihni si një vlerësim që ju bën një cilësie tuajën.

2-Mos u mundoni të jeni perfekt

Prej gabimeve apo dështimeve shpesh mësojmë sesi të sillemi në situata të tjera që mund të na paraqiten. Do ishte mirë të mos gjykonit veten për ato çfarë kanë kaluar.

3-Vështrojeni në sy bashkëbiseduesin

Do të ishte mirë nëse kur jeni në një bisedë me dikë të ruanit kontaktin me sy. Kështu i vërtetoni personit tjetër se jeni të besueshëm.

4-Largoni mendimet negative
Hiqni nga mendja të gjitha mendimet negative, pasi nëse i analizoni ato, do të kuptoni që nuk kanë baza. Përpiquni të mendoni sa më shpesh për cilësitë tuaja pozitive.

5- Qëndroni drejt dhe ndryshoni mënyrën e ecjes

Mbani kurrizin drejtë kur ecni, kokën lartë dhe shikimin drejtë. Këto janë padyshim shenja që do të transmetojnë vetëbesimin tuaj tek të tjerët./Opinion.al/