I zhgënjyer për rezultatin por jo për lojën, trajneri i Kosovës Bernard Challandes në përfundim të sfidës ndaj Anglisë në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu humbjen 0-4 të dardanëve.
“Jam i zhgënjyer për rezultatin, kam parë gjëra të mira në këtë ndeshje.
Kemi parë vetëm një gjë, ka qenë një nivel i lart i efikasitetit të anglezëve, me një rast shënojnë gol.Kemi pasur disa mundësi, por nuk ishim të mirë në pasimin e fundit.
Jam i zhgënjyer, por mund të nxjerrim diçka pozitive nga kjo ndeshje. Në fund ishim të lodhur, kishim një javë të ngjeshur, është mbrojtja që na la keq.”