Derbi i Milanos në merkato për të marrë shërbimet e Granit Xhakës.
Futbollisti me origjinë shqiptare i cili luan për përfaqësuesen zvicerane ka përfunduar jashtë planeve të Arsenalit për shkak të kontradiktave që ka patur së fundmi me tifozët e klubit londinez dhe e ardhmja e tij është jashtë Londrës.
Sipas Sky Sport të Gjermanisë, në garë për mesfushorin e Arsenalit janë futur fuqishëm dy klubet e Milanos, Milani dhe Interi, që interesohen për një mesfushor me eksperiencë dhe që mund t’i ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit për të arritur objektivat.
Megjithatë të dyja klubet si kuqezinjtë ashtu edhe zikaltërit e kërkojnë Xhakën në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.