Një histori misteri dhe ndershmërie. E tillë është ajo që ka si protagonist fshatin e Blackhall Colliery në Angli, ku tufa parash gjenden nëpër rrugë që prej vitit 2014.
Pako prej 2 mijë paundësh, shumë prej të cilave në prerje njëzetëshe, janë vendosur në zona të ndryshme të fshatit përgjatë viteve dhe qytetarët i kanë dorëzuar ato në stacionet lokale të policisë. Pakoja e fundit u gjet të hënën, siç raportojnë mediat lokale.
“Ende e mendoj se sa e mrekullueshme është që ky fshat prej 5 mijë banorësh ka kaq shumë njerëz të ndershëm. Instikti i tyre i parë është që shkojnë drejt e tek rajoni i policisë dhe që paratë t’u kthehen personave që mund t’i kenë humbur”, thotë policia.
Një hetim për të zbuluar burimin e parave zhvillohet prej vitesh, por deri më tani pa ndonjë rezultat. Banorëve u pëlqen të besojnë se paratë janë një dhuratë nga Robin Hood modern, i cili dëshiron të ndihmojë komunitetin: “Mendoj se është një Robin Hood modern, që tregohet bujar ndaj komunitetit”. /a2cnn