Ballina Aktualitet Lëvizja BESA festoi 5-vjetorin (VIDEO+FOTO)

Lëvizja BESA festoi 5-vjetorin (VIDEO+FOTO)

Lëvizja Besa ka festuar sonte në Tetovë pesë vjetorin e themelimit të saj, ku kanë marrë pjesë aktivistë, intelektualë dhe një numër i madh njerëzish.

https://youtu.be/gEZo4uml-dU

Gjatë ceremonisë u lexua një referat për ditën e alfabetit, u shfaq një dokumentar për rrugëtimin pesëvjeçar të partisë dhe së fundmi të pranishmëve iu drejtua kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili uroi shqiptarët për festën e madhe mbarëkombëtare të 22 nëntorit. Ai deklaroi se Lëvizja Besa është një parti e rëndësishme në spektrin politik shqiptar, duke shtuar se rolin konstruktiv të opozitës nuk e ka luajtur asnjë parti politike më mirë se Lëvizja Besa.

https://youtu.be/a0Fum5EKYJM

“Ashtu si Alfabeti i gjuhës shqipe, 36 shkronja margaritarë, ishin pishtarë i ngritjes kombëtare shqiptare, ashtu Lëvizja Besa do të jetë pishtar dhe gardian i mbrojtjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Atëherë kur të gjithë shqiptarëve ia dhanë goditjen e fundit, atëherë kur të gjithë mendonin se shqiptarët përfundimisht janë të dorëzuar, atëherë lindi një shpresë e re, lindi Lëvizja Besa”, ka theksuar Kasami gjatë fjalimit të tij në manifestimin e pesë vjetorit.