Tërmet që do shkruhet në histori e ka cilësuar sizmologu Rrapo Ormeni tërmetin e sotëm që tro*nditi Shqipërinë.
Në një lidhje telefonike për ABC News, Ormeni tha se deri më tani janë regjistruar 180 pasgo*ditje.
“Janë regjistruar mbi 180 god*itje por karakteristikë është që kanë magnitudë më të vogël, që konsiderohen normale për këtë tërmet që do shkruhet në histori, njëlloj me tërmetet e shekullit të kaluar që konsiderohen të fortë që kanë rënë në Shqipëri në vitet ‘40 e ‘60 me 6.3 e 6.4. Ky konsiderohet pas tërmeteve të Dibrës 1967 me magnitudë 6.7 e të Shkodrës më 1979. Këto tërmete përsëriten nga 10-100 vjet. Në Durrës ka rënë një tërmet i kësaj madhësie.
Pllakat janë aktive lëvizin me disa cm në ditë, deformimet zmadhohen dhe kur vjen një moment që nuk mbajnë më dhe çlirohet në formën e tërmetit. Ecuria e goditjeve po vjen duke u zvogëluar. Adriatiku është brezi më i fortë që ndodhin tërmetet se energjia që çlirohet është më e madhe dhe pastaj brezi Vlorë-Lushnje dhe Korçë-Peshkopi. Magnituda është energjia që çlirohet. Ky tërmet ishte mbi 8 ballë”
I pyetur dhe sa duron Durrësi me të tillë tërmete dhe lëkundje, ai përgjigjet: Durrësi është një zonë me truall më të dobët dhe efekte atje janë më të mëdha, por nisur nga cikli kjo është energjia maksimale që është në këtë zonë. / Opinion.al
https://youtu.be/5u6ei_eRYgo