Klubi spanjoll i Malaga po luan në transfertë përballë Numancia. Në momentin kur futbollistët e Malaga po bëheshin gati për t’u futur në fushë, janë parë me fanella “Lutuni për Shqipërinë” të veshura.
Në fushë për Malagan, zbritën nga minuta e parë dy futbollistët shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku. Ky është një gjest i madh i klubit spanjoll, i cili u shpërnda dhe në faqen e tyre zyrtare në Twitter.
Mbi këtë video, ishte mbishkrimi: “Sot jemi futur në fushë me një mesazh mbështetjeje për të gjithë viktimat në Shqipëri”./abcnews.al
Esta noche hemos querido saltar al verde de #LosPajaritos con un mensaje de apoyo a las víctimas del #seismo de #Albania 🙏#PrayForAlbania🇦🇱 #NumanciaMálaga⚽️ pic.twitter.com/9w8aEKkljc
— Málaga CF (@MalagaCF) November 29, 2019