Ballina Aktualitet Shqipëri I moshuari shpërthen në lot: Kam 5 ditë pa gjumë, s’du as...

I moshuari shpërthen në lot: Kam 5 ditë pa gjumë, s’du as bukë e as ujë. Më thoni ku të mbytem? (VIDEO)

Të shumta janë problematikat e pas tërmetit të 26 nëntorit në qytetin e Durrësit, ku pasojat ishin shkatërrimtare dhe katastrofike për vendin tonë. Teksa Rama bëri thirrje për mosdërgim ndihmash të tjera me ushqime dhe veshmbathje, nuk kanë qenë të paktë qytetarët që kanë treguar se ka pasur probleme e mangësi edhe në këtë aspekt.

Por ajo që të prek zemrën ditën e sotme është thirrja e një zotërie të moshuar, i cili nuk kërkon as bukë e as ujë. Ai shprehet për “News 24” se ka 5 ditë pa gjumë. Atij i është shembur shtëpia në pallatin ku jetonte. Sipas të moshuarit, edhe pse ka bërë raportim, askush nuk ka ardhur ta shikojë.

E veç kësaj ai kërkon të ketë vetëm një çadër ku të mund të fusë kokën e të flejë gjumë, qoftë edhe në mes të rrugës. Mes lotësh e dëshpërimit burri 70 vjeçar tregon se nuk ka të shkojë e të mbytet.

Ai shprehet kështu:

“Banoj në pallat. Qysh në 26 e deri më sot nuk ka ardhur kush që ta shoh. Jam pa gjumë (qan). Nuk dua as rroba as gjë. Dua vetëm të di; a do të jetojë brenda, apo të shkoj të mbys veten në ndonjë kanal. S’ka ardhur njeri. Kam bërë raportim. Pallati ka plas brenda dhe poshtë. S’vjen njeri që të shoh. Ku do të shkoj, ta di të paktën. tërmeti ka rënë prapë. Ku të shkoj tjetër? Ju lutem, të paktën të më japin vetëm një çadër, që të bie në gjumë në mes të rrugës. Ju lutem shumë, të vijnë të shikojnë. S’dua as rroba as bukë, as lekë. Jam pa gjumë prej 5 ditësh. Kemi bërë denoncim dhe askush nuk ka ardhur. Jemi në mes të rrugës. Jam 70 vjeç, ku të shkoj ku të mbytem? Nuk kam ku me shku”.

VIDEO: