Shtëpia e Musa Dacit është banesa e pare që këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, do të marrë përsipër të rindërtojë.
Gjatë vizitës në Bubq, Bebe ishte e shoqëruar nga aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, i cili tregoi se Musai ka kaluar shumë fatkeqësi.
“Musai këtë ka problem se nuk është vetëm brenga e shtëpisë, por djali dhe vajza të dy i kanë ndërruar jetë dhe Musai jeton vetëm me bashkëshorten dhe nipin e mbesën që janë fëmijët e vajzës. Djali i Musait, kushëriri jonë, përpara se të ndërronte jetë, një muaj para kemi qenë bashkë. Në moment që shkoi në Itali ra në koma. Gjëja që më pat thënë ishte “kur të vij herën tjetër do t’i bëj shtëpinë mamit e babit”. Nuk arriti dot”, tregoi Besi me lot në sy.