Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një prej familjeve të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që janë strehuar në pallatet e Shkozës.
Pasi ka vizituar familjen, Rama ka vijuar për të shkuar në një tjetër familje, por në shkallët e pallatit është ndaluar nga një qytetare e cila i ka treguar problemin e saj.
Qytetarja i ka thënë Ramës se kishte punaur me vjehrrën e tij, por tani nuk paguante dot qiranë pasi merrte vetëm 1330 mijë lekë pension.
Qytetarja: Do ta takoj Edi Ramën, do ta takoj.
Rama i kërkon të ruajë qetësinë: Shhht.
Qytetarja: Unë do ta takoj, kam simpati. Do i them dy llafe.
Rama: Simpati, por jo me britma.
Qytetarja: Do të ti them dy llafe, të lutem.
Rama: Shhhht. Ç’a ke?
Qytetarja: Do të të them dy llafe. Do më falësh, kam sipmati të du fort. Kam punuar me vjehrrën tënde. Jam me aktin normativ te Bakallin.
Rama: Ç’a problemi ke?
Qytetarja: Jam e pamartuar, kam një shtëpi, paguaj 40 mijë lekë.
Rama: Të dëgjoj.
Qytetarja: Të lutem Edi mos u largo, dua të përqafoj.
Rama: Më përqafo.
Qytetarja: Kam marrë një gazorniere, marr 130 mijë lekë, nuk më dalin lekët.
Rama: Ç’a ke mos bërtit, u kanë vdekur nerëz këtyre të tjerëcve.
Qytetarja: Jo ata i du fort, kam hall, kam punuar me vjehrrën tënde.
https://youtu.be/_pDVEjA3SgE
VIDEO bonus:
https://youtu.be/Xt6hK1ejlOQ
https://youtu.be/xAOhs5sWyDI
https://youtu.be/0FuwbvDBIIk
https://youtu.be/4ul5cei2HlQ
https://youtu.be/B__r_V-VcHs
https://youtu.be/KquB5P77GtA
Galeria e tërmetit:
https://youtu.be/ifP2X_uWeow
Galeri nga dëmet e tërmetit në zonën e Mamurrasit: