Në këtë situatë dramatike që kemi kaluar ne, shumë njerëz dolën nga shtëpitë dhe qëndruan nëpër makina. Por familja e njohur e Portokallisë, edhe pse nuk kishte asgjë në shtëpi, vendosi që të rrinte në makinë.
Për më shumë ndiqni familjen Astari:
(Te ulur ne 4 karrige si ne makine, femijet mbrapa, prinderit para me batanije)
Blini- (flasin me ze te ulet) Miremengjesi Llana, si fjete?
Landi- Si sardele ne konserve.
Blini- Zgjo femijet se do ikin ne shkolle. Por me kujdes se mos i trembesh!
Landi- Femijet zgjoi vete se me vjen keq tja prish gjumin.
Blini- (ngre pak zerin) Sdo zgjoj femije un tani po zgjoi vete.
Landi- Me dhimbsen tkeqen Llana.
Blini- (bertet) Zgjoi moj fmijet mos ma bej fjalen dysh mu.
Jorke- Pusho mo pusho, si nuk na zgjove njehere pa te bertitura!
Blini- Sorry principesha babit.
Sandri- Po pra, na trembe!
Blini- Kush te foli ty mor barkderr? U ankove ti? Te gjitha po ti plotesoj! Cte mungon?
Landi- U jallaaa, po mos te na kishte dhene vellai im makinen, sipas teje do flinim ne biciklete.
Blini- Bej mengjesin ti! Ate bej!
Landi- Gati e ka Llana!
Jorke- Prap buke me recel? Do na beni me diabet!
Sandri- Mua spo me haet shume keshtu qe 5 feta me bej.
Blini- Sa e kursen kte recelin o gru. Me hidh dhe pak recel. (Landi mbush nje luge dhe ja hedh pa e pare ne pantallona) …O Llana!
Landi- Do prap tkeqen Llana? Po sta kursen Llana ty. (Ja hedh perseri ne pantallona)
Blini- OOO LLANA!!!
Landi- Epo na gjithe kavanozin mos u ngopsh! (Blini e ndalon)
Blini- U ngopa nuk dua me! Vishuni ju se u bete vone per shkolle!
Jorke- Une nuk dua te iki se kam frike.
Blini- Cke o tkeqen babi se shkolla eshte e sigurte!
Jorke- Jo o ba jo. Kam frike nga presori i matematikes! Sa here me ngre ne mesim, une nuk jam!
Sandri- Une mezi pres te iki ne shkolle! Sepse ska njeri dhe nuk me bullon njeri!
Blini- Ca do na gatush per dreke Llana se qe tani po me haet.
Landi- Thash te beja nje pllaqi qe me nje pjate te na bjere rende ne stomak.
Blini- Shume mire, ti barkderr nuk do hash sot.
Sandri- Pseee? Mua me gjete?!
Blini- Qe te dobesohesh icik se nuk po shtrijme dot kembet. U mpime!
Landi- Ore burre, po mendoja, meqe vellai na dha kete makinen, po sikur ta ftojme per dreke?
Blini- Patjeter o, Patjeter! Ftoje familjarisht, me gru, me kalamoj, fto dhe vjerrin dhe behemi nja 10 veta ktu per qejf. I mbajme dhe per te fjetur, i shtrojme tek dhoma tjeter!
Landi- Ku kemi dhome tjeter?
Blini- Kemi bagazhin! Hej zot i modh. Te kam thene 100 here Llana, mos fol para ores 12 se vetem budallalleqe thua!
Landi- Vishuni tani! Jua kam lene rrobat poshte sediljes, gjithsecili te vetat! Une do rri ketu te marr cik pluhurat. Ti fus dhe nje lecke vendit se eshte bere qelbur. (Ndrrohen poshte batanijes dhe heqin pizhamat. Rrobat poshte pizhamave i kane te veshura. Llana i ka dhene rrobat gabim dhe Blini ka fustanin e
Llanes, Jorke rrobat e Sandrit dhe Sandri rrobat e jorkes)
Blini- Kalofshi bukur sot dhe mos u vononi per dreke! (Dalin)