“El Clasico” mbyllet si rrallëherë me një barazim pa gola, që sheh Barcelonën dhe Realin të vazhdojnë të ndajnë vendin e parë në renditjen e La Liga.
Por dueli i sotëm në “Kamp Nou” ka qenë një sfidë që ka konfirmuar se ekipi i Zidan ka filluar të bëjë ndryshime të mëdha, pasi ka dominuar në një fushë e cila për të ka qenë shpesh një tabu.
Shifrat finale u vendosen në 0-0, duke lënë kreun e La Liga në duart e dy skuadrave edhe pas javës së 17-të. Messi me shokë nuk arriti të bëj thuajse asgjë, pavarësisht tentativave të shumta për të çarë në “tunelin” e ndërtuar nga Zinedine Zidane.
Ndërkohë, që as Bale dhe as Benzema nuk gjetën fundin e rrjetës. Në fakt, uellsiani e dërgoi sferën pas krahëve të Ter Stegen, por VAR anuloi gjithçka, pas pozicionit jashtë loje tëPas këtij 90 minutëshi, Barcelona e Real kryesojnë klasifikimin në elitën e futbollit spanjoll me 36 pikë, 5 më shumë se Sevilla ndjekëse.
Barcelona-Real Madrid 0-0
Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pike, Zhordi Alba, Lenglet, Roberto, Rakitiç, De Jong, Grizman, Suarez, Messi
Trajner. Ernesto Valverde
Real Madrid: Kortua, Karvahal, Ramos, Varane, Mendi, Kasemiro, Valverde, Kros, Isko, Bejl, Benzema
Trajner. Zinedin Zidan