Ballina Aktualitet Lajme Japonezët prezantojnë çudinë e radhës, makinën prej druri (Video)

Japonezët prezantojnë çudinë e radhës, makinën prej druri (Video)

Ministria e Mjedisit në Japoni tregoi një supermakinë të bërë nga celuloza dhe mbeturinat bujqësore. Ajo është relativisht e lehtë por ka një qëndrueshmëri të mahnitshme.

E quajtur ‘Nano Cellulose Vehicle (NCV)’, makina bëri një paraqitje spektakolare në ‘Motor Show’ të këtij viti në Tokio. Dizajni i saj është agresiv dhe futuristik dhe vështirë se ju shkon në mend se është bërë nga një material që vjen nga bimët.

Ministria e Mjedisit tha se shumica e materialit të saj është byk i përftuar nga çati e dyer druri që janë përdorur për të bërë nanofibrënt (CNF).

Ky material me sa duket lë një gjurmë më të vogël të karbonit dhe është ndoshta eko-miqësor shumë më tepër se shumica e automjeteve në rrugë.

Zhvilluesit pretendojnë se CNF është pesë herë më i fortë se çeliku, por ka vetëm një të pestën e peshës.