Nga Adnan Azizi
Ali Ahmeti, mbrëmë pa rezerva tha se patriotizmi matet me vepra. Shumë mirë, deklaratë e duhur në kohën e qëlluar! Sepse tani është koha të pyesim z. Ahmetin!
– A është patriotizëm z. Ahmeti që pas 17 viteve në pushtet, pjesë kryesore e platformës suaj të jetë ende implementimi i Marrëveshjes së Ohrit (duhej të rrumbullaksohej në 2005)?
– A është patriotizëm që opozita shqiptare ua solli ligjin e gjuhëve, e Ju ende një agjenci nuk mund ta vëndoni në funksion?
– Po tradhëtia që na bëret me LSDM-në me grafën e etnitetit shqiptar çfarë është?
– A është patriotizëm me vepra, që ende qindra administratorë shqiptar rrijnë në shtëpi dhe nuk mund tu gjeni vende pune?
– A është patriotizëm me vepra, që në qeverisjen tuaj, Akademia e Shkencave të publikojë enciklopedi ku shqiptarët quhen “njerëz të zbritur nga mali” dhe Ju ende nuk e keni hequr këtë enciklopedi nga qarkullimi?
– A është patriotizëm me vepra rrahjet e nxënësve shqiptar nëpër autobus për 17 vite dhe mos gjindet asnjë fajtor?!
– A është patriotizëm “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe rastet e tjera të montuara?!
– Mungesa e librave shkollore të nxënësve shqiptar edhe pas gjysmëvjetorit shkollor a është patriorizëm?!
– Me siguri patriotizëm me vepër janë edhe kryqet në librat e matematikës dhe të gjitha provokimet në tekstet shkollore në gjuhën shqipe të cilat janë të devijuara dhe ku nxënësit shqiptar nënçmohen. A është patriotizëm kur Petriti emërohet kriminel, ndërsa Gorani astronaut?!
– Patriotizëm në vepra është edhe emri i shkollave me “heronj” dhe figura të rreme ruse dhe sllave në Tetovë dhe Çair, të cilat për 17 vite nuk arritët ti ndryshoni!
– Z. Ahmeti, a është patriotizëm që asnjë fabrikë dhe investim i huaj nuk është hapur në komunat e udhëhequra nga BDI! PSE? Sepse biznesmenëve të huaj zakonisht u është kërkuar ryshfet.
– Po Tetova, Çairi, Saraji, Struga dhe të gjitha komunat tjera pa asfalt, pa ujë të pijshëm, pa kanalizim dhe vetëm me deponi të egra a janë patriotizëm me vepra?!
– E kazinot, bastoret dhe bizneset tjera të komarit që rrjepin qytetarët dhe fëmijët, çfarë janë?
– A për patriotizëm me vepra, e shisni faktin e të qënit i mirë edhe për Gruevskin edhe për Zaevin, madje edhe për Mickovskin. Për cilindo qoftë me të cilin do u mundësojë të jeni afër tenderëve dhe larg interesit të shqiptarëve dhe shtetit?!
– Dhe me siguri z. Ahmeti, PATRIOTIZMI NË VEPRA, MË I MADH I BDI-SË është edhe shpërngulja për çdo ditë e të rinjëve shqiptar të cilët zgjidhjen për jetë më të mirë e shohin në Gjermani, vendet tjera në BE-së, por edhe në SHBA e gjetiu!
– A është “Patriotizëm me vepra” kur edhe migrimin e përditshëm të mjekëve, infermierëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve, policëve dhe të gjithë të rinjve pëpiqesh ta shesësh si E DREJTË PËR TË JETUAR, për perspektivë dhe karrierë …! E cila u është vjedhur.
… Nga kush? Nga ata që për të qëndruar vazhdimisht në pushtet, në mungesë të veprave shesin mjegull dhe dështimin në gjithçka e quajnë “PATRIOTIZËM ME VEPRA”!
Z. Ahmeti, fatkeqësisht, shqiptarëve jetën ua keni shndërruar në dimër, shumë të acartë, ku era e fuqishme ka pastruar mjegullën tuaj dhe qytetarët tani gjithçka shohin qartë!
Shumë shpejtë e bardha do mbuloj të zezën dhe patriotizmi me veprat do të jenë realitet!