Ballina Aktualitet Sejdiu nënshkruan edhe një marrëveshje të re për asfaltimin e rrugës lokale...

Sejdiu nënshkruan edhe një marrëveshje të re për asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Çiflik

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka nënshkruar edhe një marrëveshje të re për asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Çiflik.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Sejdiu thotë se ky projekt kap vlerën e 3.400.424 denarë.

Ja postimi i plotë i Sejdiut:

LAJMET E FUNDIT NGA KOMUNA E ZHELINËS:

Zhelina, për transparencë, e treta në nivel shtetëror në aspekt të përmirësimit”

Në klasifikimin e fituesve dhe humbësve (në rangimin e përgjithshëm të institucioneve në nivel shtetëror 2019), komuna e Zhelinës vlerësohet me pikë pozitive sa i përket nivelit të transparencës, me gjithsej 46,6 pikë, duke u pozicionuar e treta në nivel shtetëror në garën e përgjithshme institucionale, në përpjekjet për të rritur nivelin e transparencës (Филков & Факиќ & Митевски , 2019:20).

Ndërsa, në bazë të hulumtimeve të kësaj qendre- Qendra për komunikim me qytetarët (2019), në kuadër të rajonit të Pollogut, komuna e Zhelinës ka kaluar nga vendi i pestë në vendin e tretë, në nivel vjetor të transparencës aktive për vitin 2018/19, me gjithësej 61,5 pikë (Филков & Факиќ & Митевски , 2019:17).

Së fundi, kryetari i komunës së Zhelinës, në përpjekje për të rritur nivelin e transparencës, që qytetari i komunës së Zhelinës të jetë i mirë informuar për investimet kapitale përgjatë dy viteve, publikoi një raport vjetor, një përmbledhje të projekteve dhe aktiviteteve të realizuara, me informacione të detajuara. Kjo praktikë e llogaridhënies në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndikon në relacion me qytetarët, për të krijuar besim dhe partneritet në aspekt gjithëpërfshirës. Përveç kësaj, qendrat për hulumtime në bashkëpunim me organizatat e huaja, janë këtu për të monitoruar punën e institucioneve të ndryshme shtetërore, me konkluzione dhe rekomandime konkrete.

Ndonëse procesi i evaluimit ndodh në vazhdimësi, kryetari i komunës së Zhelinës vazhdon me ndryshimet rrënjësore, ndërkaq publikimi i raportit vjetor si një model i praktikave evropiane të qeverisjes, pritet që të vlerësohet pozitivisht për vetë faktin që kjo është një dëshmi që kryetari aktual kujdeset që qytetari të jetë zëri kritik i proceseve të rëndësishme.

Komuna e Zhelinës publikon Raportin Vjetor 2018/19 (VIDEO+DOKUMENT)

Komuna e Zhelinës ka publikuar në sajtin e saj Raportin Vjetor 2018/19.

Ky raport paraqet përmbledhje të projekteve dhe aktiviteteve të realizuara gjatë periudhës 2018/19, dhe të projekteve që janë në progres thuhet në hyrje të broshurës ku përfshihet raporti vjetor i këtij institucioni.

PDF:

Komuna e Zhelines – Raporti vjetor 2018-19

@tn.lajmelokale
@tetovanews