Manjati i modës, 44 vjeçari Yusaku Maezawa, është caktuar të jetë pasagjeri i parë civil që fluturon rreth hënës në raketën Starship. E planifikuar për vitin 2023, misioni do të jetë udhëtimi i parë hënor nga njerëzit që nga viti 1972.
Në një apel në internet, Maezawa thotë se dëshiron të ndajë përvojën me një grua “speciale”.
Sipërmarrësi, i cili së fundmi u nda nga e dashura, aktorja 27 vjeçare Ayame Goriki, u ka kërkuar grave që të aplikojnë për ta shoqëruar atë nëpërmjet një postimi në twitter.
Në njoftim ekziston edhe një listë kushtesh si dhe një program për procesin e aplikimit të gjatë tre muaj.
Shkruar në një stil sikurse nëpër faqet e ndryshme online për takime, kushtet thonë se aplikantet duhet të jenë beqare, mbi moshën 20 vjeç, gjithmonë pozitive dhe të jenë të interesuar të shkojnë në hapësirë.
Afati i fundit për aplikime është 17 Janari dhe një vendim i fundit për partneren e tij do të merret në fund të Marsit.
Maezawa është një ekscentrik që fitoi famën si një baterist në një grup punk hardcore tashmë i njohur si manjat mode ai u ka premtuar të ndajë 100 milion jen (925 mijë dollarë) midis 100 personave të zgjedhur rastësisht që ndanë një nga tweet-et e tij.
Ai besohet se ka një pasuri personale rreth 3 miliardë dollarësh, shumë prej të cilave ai shpenzon për artin.
Ai u bë më i njohur gjerësisht jashtë vendit në fund të vitit të kaluar pasi u emërua si pasagjeri i parë privat që do të fluturoj rreth Hënës nga SpaceX, kompania në pronësi të një tjetër miliarderi të famshëm, Elon Musk.
Çmimi që Maezawa pranoi të paguante për biletën e tij në hapësirë nuk është bërë i ditur, por sipas Musk ishin “shumë para”. Maezawa ka thënë se planifikon të marrë një grup artistësh me vete në fluturim. (BBC)