Verona mbetet një nga surprizat e Serisë A duke fituar edhe dje 2-1 ndaj Genoa. Por sytë e të paktën 10 klubeve europiane ishin përqendruar diku tjetër.
Ata kanë vëzhguar kuqeziun 19-vjeçar Marash Kumbulla, të ardhmen e mbrojtjes së Kombëtares. Nga ekipet e Serie A, në tribunë ishin përfaqësues të Juventusit, Milanit, Fiorentinës, Atalantës, por jo ata të Interit, skuadër që dukej pranë blerjes së mbrojtësit kuqezi.
Sipas Sky Sport, futbollisti u vëzhgua edhe nga përfaqësues të Manchester United, klub që duket gati të paguajë 15 milionë euro, por edhe nga Chelsea e Southampton nga Premier League angleze.
Të tjera skuadra që kanë vëzhguar talentin shqiptar ishin Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane dhe Betis Sevilla në La Liga spanjolle.