Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas padisë që paraqiti një ditë më parë në Gjykatën e Themelore të Prishtinës ndaj homologut kosovar, Ramush Haradinaj.
Teksa i përgjigjej një komentuesi në rrjetin social Facebook, në internet, se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar Masakrën e Reçakut, Rama shprehu keqardhje për ata që e mallkojnë.
Ai e ka goditur përsëri shefin në detyrë të ekzekutivit kosovar, duke e quajtur patriot hipokrit.
“Keqardhje e turp per ty dhe kedo tjeter si ti që prej Kosove me shan e me mallkon paturpersisht, per tradhetira imagjinare e per poshtersira te sajuara ndaj meje nga politikane e analiste pa din e pa iman!”, është shprehur Rama.
“Une kam bere, bej e do bej gjithcka mundem per Shqiperine e per Kosoven po njesoj, e nuk kam ndermend as te terhiqem, as te perkulem, perballe kesaj armate trushkulurish, shpifesish e parazitesh, sepse jam me te drejten dhe me te verteten, qe edhe kur vonon nuk harron asnjehere…”, ka shkruar ai.
“E sa per Reçakun, ato viktima te pafajshme te agresionit serb nuk i nderon aspak zoteria jote duke me fyer mua, ashtu sikunder viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i perdorur per politiken e ulet, qe i ndan njerezit ne patriote e ne tradhetare!”, ka thënë Rama.
“Kjo ishte pergjigja ime per ty, teksa ndjek me shume keqardhje se si ajo lloj politike po i’a merr Kosoves frymen e fytyren, ne syte e njerezve te thjeshte dhe te miqve te medhenj nderkombetare, te cilet habiten gjithnje e me shume nga paaftesia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre qe kujtojne se me shpifjet e sharjet ndaj meje, do i ikin pergjegjesive te tyre para popullit dhe te ardhmes se Kosoves!”, ka shkruar