Ai u arrestua nga oficerët e policisë sepse goditi me thikë vëllanë e tij më të vogël, fajtor për prishjen e parave që fitoi.
Ngjarja ka ndodhur në Sparanise të Casertanos në Itali, ku një shqiptar pe leje qëndrimi u përpoq të vriste vëllanë e tij.
Pasi e plagosi, ai e tërhoqi atë duke e nxjerr të gjakosur në stacionin e trenit, dhe më pas e braktisi në rrugë. Disa kalimtarë shpëtuan viktimën, teksa njoftuan urgjencën.
“Il Giornale” shkruan se shqiptari me iniciale S.E., 30 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital me një mushkëri të shpuar nga thika e kuzhinës.
Policët arritën të merrnin në pyetje të riun, i cili tha se ishte plagosur me një mjet të mprehtë qelqi pasi kishte rënë nga biçikleta, por kjo dëshmi nuk i bindi agjentët.
Hetimet i çuan te vëllai i tij, i cili ndërkohë ishte fshehur në shtëpinë e një miku, ku u gjurmua dhe u arrestua më pas.
Mediat italiane shkruajnë se Ergi Shabani, 33 vjeç, gjithashtu i parregullt në territorin italian, akuzoi vëllain e tij për shpenzim të tepër të parave të fituara.
Në grindje e sipër, ai e godet me thikë dhe pas kësaj, është ai që e ndihmon për t’i ndërruar rrobat dhe duke e nxjerrë në stacionin e trenit duke tërhequr kështu vëmendjen e kalimtarëve. Aktualisht, i arrestuari ndodhet në qelitë e paraburgimit.