Qeveria e re e Kosovës ka shkarkuar shtatë ambasadorë duke filluar nga ambasadorja Vlora Çitaku në SHBA.
Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca njoftoi para pak minutash në Fb se: “Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politikë, që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politikë:
Znj. Vlora Çitaku
Z. Edon Cana
Z. Lirim Grejçevci
Z. Shpend Kallaba
Znj. Mimoza Ahmetaj
Z. Ylber Hysa
Z. Ramadan Avdiu.”