Ballina Aktualitet Sejdiu me lajme të mira për banorët e Komunës së Zhelinës, siguron...

Sejdiu me lajme të mira për banorët e Komunës së Zhelinës, siguron fonde për disa projekte

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka kumtuar sot lajme të mira për banorët e kësaj komune. Ai në faqen e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar se dje ka nënshkruar Memorandumin për mirëkuptim për projektin e ndërlidhjes së rrugëve lokale, si rezultat i kredisë të marrë nga Banka Botërore, përmes Qeverisë së RMV-së, implementuar nga Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve, në vlerë prej 45.660.613 denarë, transmeton Tetova News.
Marrëveshjen e arritur ai e ka quajtur historike dhe në këtë projekt përfshihen rruga lokale Zhelinë-Pallaticë, rruga lokale Pallaticë -Uzurmisht, rruga lokale brenda Kopaçindollit, rruga lokale Zhelinë dhe rruga lokale brenda Treboshit.

Postimi i plotë i Blerim Sejdiut me hollësitë për projektet:

Shumë lajme të mira për bashkqytetarët tanë!

Dje, më 02 Mars 2020, kryetari i Komunës së Zhelinës nënshkruajti Memorandumin për mirëkuptim për projektin e ndërlidhjes së rrugëve lokale, si rezultat i kredisë të marrë nga Banka Botërore, përmes Qeverisë së RMV-së, implementuar nga Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve, në vlerë prej 45.660.613 denarë.

Rrugët të cilat përfshihen në këto projekte të fituara nga Komuna e Zhelinës përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë:

🛣🚧 Rruga lokale Zhelinë》Pallaticë me gjatësi prej 1870 m dhe gjërësi 5.5 m;

🛣🚧 Rruga lokale Pallaticë》Uzurmisht me gjatësi prej 1600 m dhe gjërësi prej 5.5 m;

🛣🚧 Rruga lokale brenda Kapazhdollit me gjatësi 900 m dhe gjeresi 4.2 m;

🛣🚧 Rruga lokale Zhelinë 2A m gjatësi prej 660 m aksi kryesorë dhe 200 m gjatësi aksi nr.1.
Gjërësia e rrugës do të jetë nga 3.5m deri 5 m;

🛣🚧 Rruga lokale brenda Treboshit me gjatësi 619 m dhe gjeresi prej 5.5 m.

Historike!

Lajme të tjera nga Komuna e Zhelinës:

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews