Ministria e Shëndetësisë së Irakut ka njoftuar se 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes së koronavirusit. Sipas mediave të huaja, mësohet se viktimat e parë janë një grua me sistem të dobët imunitar dhe nje burrë që vuante nga një sumundje kronike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Iraku ka raportuar deri më tani 34 raste të prekura me koronavirus.
Ka shqetësime se sistemi shëndetësor në Irak nuk do të ishte në gjendje të përballonte një shpërthim të madh të sëmundjes, pas viteve të luftës, sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe korrupsionit. OBSH-ja ka thënë muajin e kaluar se infrastruktura mjekësore në Irak ka “disa zbrazëtira domethënëse”.