Italia u shndërrua brenda një kohe të shkurtër në vatrën e koronavirusit në Europë. Vendi ynë fqinj, ku jetojnë e punojnë shumë bashkëatdhetarë tanët, po përjeton momentet e tij më të vështira.
Balerini Kledi Kadiu, që jeton në Rimini, rrëfeu për Class sesi është mbyllur në shtëpi me familjen.
“Ne të izoluar në shtëpi jemi nga dita e premte, por prej dy javësh këtu nuk ka kopshte, shkolla, i kanë mbyllur të gjitha”, tha balerini.
Më tej i pyetur për vajzën dhe bashkëshorten, ai shtoi me sinqeritet se e bija, ende nuk ka aritur ta kuptojë se çfarë po ndodh.
“Goca është shumë mirë, por nuk e kupton akoma! Ja kemi shpjeguar sepse nga pyet vazhdimisht pse nuk po shkoj në kopësht, por i kemi thënë që po e pastrojnë kopshtin!
Po mirë ky kopshti, sa ditë do që të pastrohet? Kur të kthehem unë do të shkëlqejë nga pastërtia”, tha Kledi.
Në qytetin e tij, nga virusi kanë ndërruar jetë tetë persona e janë infektuar mbi 200 të tjerë.