Ballina Aktualitet Hashim Thaçi shpërthen ndaj Albin Kurtit: Nuk ka guxim as ta heqë...

Hashim Thaçi shpërthen ndaj Albin Kurtit: Nuk ka guxim as ta heqë taksën, as të vërë reciprocitetin. I padinjitet!

Nga Hashim Thaçi

I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.

Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës.

Përqesh dhe saboton shtetin.

Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.

I padinjitet.

Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.

Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.

Qesharake për Kosovën.

Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në.

Rikujtoj:

Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë.

Ishte kundër administratës Klinton.

Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush.

Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden.

Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër.

E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.

Në anën e kundërt të historisë.

Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aleanca me SHBA-në është e shenjtë.

Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë. HTH